Lezhë, tre në pranga për falsifikim kartëmonedhash
Të arrestuarit janë Marjan Doçaj, 19 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kuqe, Kurbin, si dhe dy 17 vjeçarët me iniciale J. N dhe T. M, banues në të njëjtën komunë.
Arrestimi i tyre u bë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdorur një sasi prej 20 copë kartëmonedha të falsifikuara, të cilat i kanë prodhuar në banesën e shtetasit me inicialet J. N, në fshatin Gurrëz, Kurbin.
Prodhimi i kartëmonedhave ishte bërë me anë të skanimit me një kompjuter, sipas të njëjtave burime. Kartëmonedhat e falsifikuara, Marjan Doçaj dhe T.M, i kanë përdorur në një kompjuter lojërash fati në qytetin e Laçit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32 kartmonedha me prerje 1000 lekëshe të falsifikuara, 5 kartëmonedha të rregullta që shërbenin për të prodhuar të falsifikuarat,1 skaner,1 kompjuter dhe pajisje kancelarie, bën të ditur policia.