E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi vendas të respektojë rregullat e konkurrencës

Reagimi i saj erdhi pas një vendimit të disa fabrikave të bukës për të rritur çmimin e këtij produkti. Rasti i evidentuar në Korçë, ka detyruar Autoritetin e Konkurrencës që të zhvillojë një takim atje me prodhuesit e bukës, nga ku është sqaruar se nuk ka pasur një marrëveshje për rritjen e çmimit.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, Komisioni i Konkurrencës, në zbatim të Ligjit "Për mbrojtjen e konkurrencës" kërkon të ndërgjegjësojë të gjitha shoqatat e biznesit që në veprimtarinë e tyre të mbrojnë interesat e anëtarëve sipas ligjit dhe të mos ndikojnë në vendosjen e praktikave të bashkërenduara/të koordinuara për rritje të menjëhershme të çmimeve, fiksim çmimesh apo ndarje tregu.

Ne baze të ligjit "Për mbrojtjen e konkurrencës" marrëveshjet e ndaluara janë shkelja më e rëndë dhe sjellja më antikonkurruese dhe mund të ndëshkohet nga Komisioni i Konkurrencës me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore. Autoriteti i Konkurrencës fton edhe një herë shoqatat e biznesit për rritjen e bashkëpunimit në realizimin e misionit të tij për vendosjen dhe ruajtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg.

Kryetarja e AK, apeloi se Organizatat e Biznesit, përveç se duhet të tregohen të kujdesshme për të mos u përfshirë në shkeljet e konkurrencës, duhet të kenë një rol aktiv që të nxisin bizneset anëtarë që të njohin dhe zbatojnë rregullat e konkurrencës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›