E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet i kërkuari për vrasje në Itali

Skuadrat speciale të policisë arrestuan shtetasin Myrteza Arifaj, 35-vjeç, i cili në momentin e arrestimit ishte në një lokal në këtë zonë dhe ka tentuar të largohet prej andej.

Policia ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet me të. 35 vjeçari ishte i shpallur me kartelë të kuqe gjashtë muaj më parë nga INTERPOLI, çka do të thotë se është shumë i kërkuar nga drejtësia italiane.

Ky shtetas dyshohet se ka vrarë një shtetas italian në Ankona rreth 6 muaj më parë, për shkak se ai i kishte ngacmuar të motrën. Tashmë pritet të kryen procedurat e ekstradimit në drejtim të Romës. /Start/

                                                                                             2012-05-28 09:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›