Karta e studentit, Bashkia e Tiranës marrëveshje me UT

Bashkia e Tiranës
Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Bashës ka prezantuar marrëveshjen mes institucionit që ai drejton dhe Universitetit të Tiranës për kartën e studentit.
Basha tha se studentët do të përfitojnë tarifa të reduktuara nga komuniteti i biznesit të Tiranës. Pritet tha ai që të nënshkruhet një marrëveshje dhe me Ministrinë e Transportit. Basha tha gjithashtu se bashkia është e hapur të nënshkruar marrëveshje edhe me universitet private.
Nga karta e studentit pritet të përfitojnë rreth 60 mijë studentë të Universitetit të Tiranës.
Pas marrjes të të dhënave do të nisë puna për printimin e kartave të studentit. Shpërndarja pritet të nisë brenda një muaji, u shpreh Basha.