E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madona sërishregjisore në njëfilm

FRANCë- Pas eksperiencës me filmin e parë Filth and Wisdom në vitin 2008 që Madona po e riprovon sërish si regjisore. Këtë herë ka marrë përsipër filmin me titull W. I ku xhirimet kanë nisur në Francë, e fotografuar edhe e veshur me të zeza dhe një kapele të madhe për tu mbrojtur nga dielli.
Skenari është top sekret edhe pse artistja 51-vjecare gjatë një interviste zbuloi disa detaje. është një film që rrëfen historinë e një vajze të obsesionuar për ankandet. E kam lexuar diku thotë Madona që “është mjuzikell për dukën dhe dukeshën e Uinstor, nuk e di nga ka dalë kjo gënjeshtër. është e vërtetë që ata janë në film, por filmi nuk do të përqendrohet tek ta. Dukesha nuk është gjë tjetër vecse udhëheqësja shpirtërore e kësaj vajze. Skenarin e kam shkruar në 2 vitet e fundit. Ishte një obsesion i imi. Kam shkruar idetë e para kur kam mbaruar së xhiruari filmin e parë Filth and Wisdom”, - shprehet Madona.

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›