E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësitkërkohet sekuestropronave të Klodian Saliut

TIRANE- Pronat dhe pasuritë e Klodian Saliut, ish- anëtar i bandës së Durrësit, i cili u ekzekutua në vitin 2005, rrezikojnë të kalojnë në “arkën” e shtetit.

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se gjyqtari Dritan Hallunaj, njëkohësisht dhe kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda ka nisur shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për konfiskimin e pasurive të të ndjerit Klodian Saliu dhe familjarëve të tij.

Kërkesa për konfiskim të pasurive të ish-anëtarit të bandës së Durrësit, është bërë për shkak se dyshohet të jenë vënë përmes aktiviteteve kriminale, ku ishte përfshirë i ndjeri Saliu. Në bazë të ligjit “Anti-mafia” që ka për qëllim goditjen e pasurive të krimit, prokuroria kërkon konfiskimin e tyre dhe kalimin në administrimin e shtetit, pasi familja e të ndjerit Saliu nuk ka mundur të justifikojë burimin e ligjshëm të vënies së pasurive të paluajtshme. Në gjykatë është zhvilluar vetëm një seancë gjyqësore, për shkak se babai i të ndjerit Klodian Saliu, Abedin Saliu, ka kërkuar t’i caktohet një avokat për mbrojtjen e interesave të tij.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›