OKB diskuton sotpër Kosovën, 2 pr/rezoluta në garë
NJU JORK- Këshillit i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për të diskutuar të ardhmen e Kosovës, pas mendimit pozitiv për Kosovën të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Takimi urgjent u kërkua nga Rusia, aleate e hershme e Serbisë, që refuzon njohjen e pavarësisë së shtetit më të ri.
Në këtë seancë pritet të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë. “Ne nuk besojmë se do të ndodhë diçka dramatike në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit. Ky këshill tashmë është shndërruar në një arenë, ku përballen oponentët dhe mbështetësit e pavarësisë. Fatmirësisht, numri i mbështetësve tanë çdo ditë po vjen duke u rritur dhe ne çdo ditë e më shumë po prodhojmë argumente në dobi të shtetësisë sonë”, - deklaroi dje zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora çitaku.
Serbia ka paraqitur tashmë në OKB një rezolutë të sajën, ku tërthorazi bën thirrje për bisedime të reja për statusin e Kosovës. Edhe Bashkimi Evropian thuhet se ka përpiluar një projektrezolutë për mendimin e GJND-së, që do të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme. Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Steven Vanackere, vendi i të cilit ka presidencën e Bashkimit Evropian, i tha BBC-së se nuk janë shuar mundësitë për arritjen e një konsensusi me Beogradin për një projektrezolutë të përbashkët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai tha se BE-ja dëshiron pajtueshmëri për disa ndryshime në tekstin e projektrezolutës serbe, që do të sjellin një dokument jokonfrontues në Asamblenë e Përgjithshme.
Ndërkohë dje po në Nju Jork ministri i Jashtëm Skënder Hyseni zhvilloi një takim me Ban Ki Moon ku ka kërkuar zëvendësimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kërkesa e diplomacisë kosovare mbështetet në ndryshimin rrënjësor të rrethanave pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.
(s.g/GSH/BalkanWeb)