Rritet akciza tragtaret abuzojne me cmimin cigaret shiten me shtrenjte

TIRAN- Rritja e nivelit te akcizes per cigaret qe ka filluar te aplikohet qe prej 1 janarit po shoqerohet me corientim te cmimeve dhe abuzime te renda ne treg. Edhe pse rritja e aplikuar eshte 20 leke mjaft tregtare madje edhe marketet kane filluar te shesin paketat e cigareve deri ne 50 leke me shtrenjte krahasuar me cmimet e diteve para hyrjes ne fuqi te akcizave te reja me justifikimin se jane rritur taksat. Ne fakt rritja qe eshte aplikuar mbi akcizen e cigareve eshte 20 leke. Pra nese deri ne fund te dhjetorit nje pakete cigare ka kushtuar 200 leke nga fillimi i janarit sipas nivelit te ri te akcizes ajo duhet te kushtoje 220 leke. Ne shumicen e rasteve te gjitha llojet e paketave kane pesuar nje rritje me te larte se 20 leke. Diferenca e larte midis cmimit pas akcizes se re dhe ne kete rast nuk ka te beje aspak me rritje te detyrimeve por eshte fryt i nje abuzimi te paster me ndryshimet e akcizes qe kane hyre ne fundmi ne fuqi.
Nje udhezimi i Ministrit te Financave detyron kompanite qe importojne cigaret qe te vendosin edhe cmimin maksimal te shitjes me pakices te nje pakete. Nisur nga ky detyrim keto te fundit kane publikuar cmimet e shitjes me pakice per cdo pakete nje mase kjo per te shmangur abuzimet me cmimet ne tregje. Kompania ka detyrimin qe cmimet e reja te shitjes se cigareve ti publikoje ne media si dhe tia veje ne dispozicion Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Nje krahasim midis cmimeve maksimale te shitjes me pakice te nje pakete cigare te publikuara nga kompanite importuese dhe atyre qe aplikohen ne treg pasqyrojne qarte abuzimin qe po behet keto dite nga tregtaret. Nje pakete cigare qe me pare eshte shitur me 200 leke duke i aplikuar rritje me 20 leke te akcizes si dhe TVSH-ne kompania ka miratuar nje cmim maksimal shitje prej 230 lekesh por ne dyqane dhe markete ate mund ta blesh vetem nese paguan 250 leke. E njejta situate verehet edhe per llojet e tjera te paketave te cilat shiten te pakten 20 leke me shtrenjte se cmimi i percaktuar.
Lista me cmimet maksimale te shitjes me pakice te cigareve eshte nje detyrim per te gjithe tregtaret qe te mos e shesin me cmim me te larte se sa eshte parashikuar nje pakete cigare ndaj klienteve te tyre. Shitja me cmime me te larta se percaktimet konsiderohet shkelje dhe eshte e denueshme. Ndalohet shitja e cigareve me cmim me te larte se cmimi maksimal i shitjes me pakice i deklaruar nga furnizuesit kryesore. Drejtorite Rajonale Tatimore kontrollojne zbatimin e cmimeve maksimale te shitjes me pakice te cigareve. Shitja e nje pakete cigare me cmim me te larte se cmimi i
deklaruar nga furnizuesit konsiderohet shkelje - citohet ne Udhezimin e nr. 17 date 13.05.2008 te Ministrit te Financave per Tatimin mbi Vleren e Shtuar.
Jane autoritetet tatimore ato qe verifikojne ne terren cmimet e shitjes dhe bejne krahasimin midis faktit dhe tabelave te miratuara nga kompanite. Ne rastet kur verehen mosperputhje tregtari penalizohet.
Viti i ri 2011 vjen me rritje te cmimit per paketat e cigareve. Qe prej dates 1 janar te ketij viti cdo pakete cigare do te kushtoje minimalisht 20 leke me shtrenjte pavaresisht vendit ku blihet. Shtrenjtimi i duhanit vjen per shkak te hyrjes ne fuqi te ndryshimeve te votuara disa jave me pare nga parlamenti ne ligjin Per akcizat i cili parashikonte rritje te akcizes me 20 leke per cdo pakete.
Me pare akciza per kete produkt ka qene ne nivelin e 50 lekeve ndersa qe prej dites se pare te Vitit te Ri ajo eshte 70 leke. Tashme nje pakete qe ka kushtuar 150 leke do te blihet minimumi 170 leke.
Ketu duhet perllogaritur edhe fitimi i atij qe e tregton ku ne rastin konkret nuk kane munguar abuzimet duke rritur cmimin edhe pse ndryshimet ligjore nuk kishin hyre ende ne fuqi. Pavaresisht cmimit final kur blen nje pakete duhanpiresi i paguan shtetit 70 leke taksa.
Rritja e akcizes aplikohet vetem tek cigaret qe perdoren masivisht dhe jo tek variantet e tjera sic jane purot ekstraktet apo zevendesuesit e duhanit cka pasqyron shkallen e larte te ndikimit ne xhepat e duhanpiresve.
Propozimet per ndryshimin e nivelit te akcizes per cigaret jane bere rreth dy muaj me pare nga Ministria e Financave dhe ajo e Shendetesise ndersa me pas qeveria ia kaloi ate Kuvendit per votim. Ne kete rast qeveria kerkon qe nga njera ane te rrise te ardhurat ne buxhetin e shtetit ndersa nga ana tjeter me ane te rritjes se cmimit te cigares te ule numrin e duhanpiresve ne vend.
Sipas perllogaritjeve te bera nga Ministria e Financave pritet qe kjo nderhyrje ne akcizen e cigareve te sjelle ne fund te vitit ne buxhetin e shtetit rreth 2.8 miliarde leke me shume. Ky eshte nje lajm i mire per arken e shtetit e cila deri ne fund te muajit nentor te ketij viti kishte rreth 5.5 miliarde leke me pak se parashikimet e qeverise.
Pavaresisht se niveli i ri i akcizes ka vetem pak dite qe ka hyre ne fuqi abuzuesit kane gjetur perseri terren ta pasqyrojne ate menjehere ne cmimin e cigareve. Shtrenjtimi i cigareve ka filluar qe prej diteve te fundit te muajit dhjetor ndersa rritjen e cmimit tregtaret e kane justifikuar me rritjen e akcizes e cila nuk kishte hyre ende ne fuqi.
Duhanpiresit kane blere minimalisht 20 leke me shtrenjte paketat edhe gjate dites se djeshme pavaresisht nese aplikimi i akcizave te reja nuk kishte 72 ore qe kishte hyre ne fuqi.
Persa i perket Ministrise se Shendetesise rritja e akcizes per cigaret eshte nje tjeter mase qe ndermerret per uljen e numrit te duhanpiresve pas ligjit anti-duhan i cili pervec disa gjobave ne kohen kur hyri ne fuqi nuk ka gjetur zbatim te gjere ne te gjithe vendin.
Me rritjen e aplikuar tashme taksat perbejne 40 per qind te vleres totale te nje pakete ndersa per parandalimin e duhanpirjes Organizata Boterore e Shendetesise thekson se ato duhet te perbejne 70 deri ne 80 per qind te cmimit. Hera e fundit kur qeveria ka nderhyre ne akcizen e duhanit ishte ne korrik te vitit 2009 duke e rritur ate me 10 leke.