E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e fleteve OSBE shpreh rezerva per vendimmarrjen e KQZ

Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone Eugen Wallfarth shprehu rezerva per menyren se si u mor vendimi per djegien e fleteve te votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Duke komentuar mbledhjen e fundit te KQZ-se ku munguan disa anetare shefi i prezences se OSBE ngriti shqetesimin e mungeses se transparences ne vendimmarrje te ketij institucioni. Tashme shoh se ka nje nivel transparence megjithate jo te gjithe anetaret e Komisionit te Zgjedhjeve kane qene prezent ne te gjitha takimet keshtu lind pyetja a eshte kjo menyra me e mire per te proceduar ne kete menyre. Kur behet fjale per zgjedhjet e kaluara apo ato te ardhshmet kerkohet nje pjesemarrje nga te gjitha palet dhe vetem ne kete menyre mund te kemi nivel te larte te transparences - theksoi Wallfarth. Ambasadori i beri thirrje klases politike qe te nise dialogun per zgjidhjen e mosmarreveshjeve me qellim kapercimin e ngercit qe ka perfshire vendin. Sipas tij vendimet e rendesishme per vendin duhet te merren ne konsensus midis mazhorances dhe opozites. Shpresoj te kete sa me shume diskutimet dhe te gjithe duhet te kene parasysh qe per te marre vendime te rendesishme ka nevoje per kompromis dhe per nje fryme pozitive bashkepunimin. Kuvendi eshte vendi i duhur ku mazhoranca takohet me opoziten per te marre vendimet e duhura. Shpresoj te kete diskutime te metejshme dhe te kete nje mirekuptim midis te dy paleve duke marre parasysh edhe infrastrukturen e permiresuar te Kuvendit - tha ai. Perfaqesuesi i OSBE-se ne vendin tone vleresoi diskutimet e deritanishme midis partive ne Parlament duke e cilesuar ate nje hap pozitiv per vendin. Meqe jemi ne Kuvend mund te them qe eshte shume e rendesishme qe diskutimet te ndodhin ne Kuvend dhe mendoj se shenjat e fundit jane pozitive pasi mendoj se ka pasur diskutime - tha. Edhe pse na ndajne vetem 5 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve ambasadori Eugen Wallfarth i kerkoi faktorit politik dhe shoqerise nje kontribut sa me te gjere per zhvillimin e tyre ne perputhje me standardet demokratike. Ne mbledhjen e dates 29 dhjetor ku KQZ miratoi vendimin per djegien e fleteve te votimit. Dy anetaret e majte te ketij institucioni dhe perfaqesuesit e opozites braktisen mbledhjen ne shenje proteste per menyren e trajtimit te ceshtjes. Nenkryetarja Deshira Subashi dhe anetari tjeter Artan Laze nuk moren pjese ne procesin e votimit. Me date 7 do te nise edhe procesi i pastrimit te kutive te votimit i cili do te perfundoje me date 14 mars. Sipas Kodit fletet do te digjen ndersa materialet e tjera zgjedhore do te dergohen ne Arkivin e Shtetit. Sipas administrates se KQZ-se e cila pergatiti edhe relacionin thuhet se djegia e fleteve te votimit dhe klasifikimi i materialeve zgjedhore lidhet nevojen per perdorimin e kutive per zgjedhjet vendore te 8 majit.



Biblioteka

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli peruroi dje sallen e re te Bibliotekes se Kuvendit. Ne arkivin e dixhitalizuar mund te gjenden te gjitha dosjet e procesit te ligjberjes nga viti 2000 deri ne ditet e sotme. Nje tjeter risi eshte edhe sistemi webcasting nepermjet te cilit qytetaret do te mund te ndjekin transmetimin direkt te seancave plenare. Sistemi i ri mundeson ndjekjen direkt ne internet te seancave permes database-it te saj. Nese do te kerkohet qe te degjohet vetem fjala e nje deputeti mjafton qe te kerkohet me emrin e tij duke shmangur degjimin e te gjithe seances nga fillimi deri ne fund.

Procesi i djegies

Procesi i hapjes se kutive zgjedhore dhe djegies se fleteve te votimit do te kushtoje rreth 4.13 milione leke. Ky fond do te perdoret per pagat e punonjesve qe do te punesohen me kohe te pjesshme vetem per kete qellim si dhe blerjen e materialeve te nevojshme per kryerjen e procesit sic jane lendet djegese dosje zarfe leter A4 doreza plastike fshesa thase plastike kamionet per transportimin e materialeve automjete per transportimin e punonjesve etj. Sipas llogarive qe ka bere KQZ-ja jane rreth 10 mije kuti votimi dhe kuti materialesh zgjedhore qe do te hapen. Nje punonjesi i duhet mesatarisht rreth 45 minuta pune qe te kryeje te gjitha proceset qe lidhen me kutite e votimit ku perfshihet hapja seleksionimi pastrimi dhe sistemimi. Minimalisht ne nje dite nje punonjes do te hape 4 kuti votimi. Djegia eshte nje proces qe parashikohet te permbyllet me shpejt duke marre parasysh se do te porositen edhe 500 litra benzine e cila do ta pershpejtoje ate. Materialet qe do te perdoren gjate zgjedhjeve lokale te 8 majit 2011 do te perbehen nga kutite e votimit dhe kutite e materialeve zgjedhore paketa e kancelarive kopje te kodeve zgjedhore kodet e sigurise si dhe boja me te cilin ngjyroset gishti i votuesit.

Ristani akuzon komisioneret se u influencuan nga politika
Per kreun e KQZ-se kriza politike rrezikon edhe zgjedhjet lokale

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani shprehet i vendosur per te cuar deri ne fund procesin e djegies se fleteve te votimit. Ne nje interviste per VOA numri nje i institucionit qe administron zgjedhjet ne vendin tone akuzoi dy komisioneret qe braktisen mbledhjen ne shenje proteste se i kane sherbyer politikes. Sipas tij komisioneret u influencuan nga politika dhe jo nga profesionaliteti i tyre. Mbledhja ishte teresisht ligjore por qe nuk i shpetoi dot reflektimit politik. Ne vertet jemi zgjedhur nga politika por jemi zgjedhur si profesioniste te pavarur dhe nuk kemi lidhje me te - u shpreh Ristani. Kreu i KQZ-se leshoi alarmin edhe per zgjedhjet vendore te 8 majit. Sipas tij ne rast te vazhdimit te konfliktit politik midis forcave politike do te cenohet edhe procesi i zgjedhjeve lokale. Nese konflikti do te vijoje do te reflektoje edhe ne punen tone. Fletet dhe kunderfletet jane asgjesuar me djegie sepse keshtu thote ligji ndersa materialet e tjera shkojne ne arkivin e shtetit - shtoi ai. Kryetari Ristani e cilesoi arritjen e nje konsensusi politik midis dy forcave politike si nje domosdoshmeri per pergatitjen e infrastruktures se nevojshme per zhvillimin e zgjedhjeve. Ne menaxhuam me konsensus zgjedhjet e kaluara sepse edhe vete politika kishte konsensus. Politika punoi mire ne menaxhimin e zgjedhjeve te kaluara dhe shpresoj te jene te ndergjegjshem dhe te na ndihmojne me konsensusin e tyre ne zgjedhjet qe presim - tha Ristani. Per kreun e KQZ-se pergatitja per zgjedhjet e ardhshme jane te vonuara.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›