E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohet tutori i katërfëmijëve, i nxiste të vidhnin

TIRANË - Arrestohet nga Komisariati nr.4, Shpëtim Kovaçi, për vjedhje dhe shfrytëzim të miturisht. Kovaçi u arrestua për akuzën e vjedhjes së 70 mijë lekëve në një dyqan ndërkohë që dyshohet se shfrytëzonte të mitur duke i nxitur për të lypur dhe realizuar vjedhje në zona të ndryshme në Tiranës.

Për sa më sipër, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Qendrën Arsis, i ka dërguar të miturit në Qendrën Kundër Trafikimit për t’u siguruar kushtet e jetesës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›