Tiranë, babai vret me armë gjahu vajzën 12-vjecare
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pak para mesnate në periferi të Tiranës në Babrru, ku një 38-vjecarë ka vrarë aksidentalisht me armë gjahu vajzën e tij 12-vjecare.
Dëfrim Gozhazi 38-vjec ishte duke pastruar armën e tij të gjahut, kur fillimisht ka qenë djali i tij, i cili po tentonte të luante me të. Babai në përpjekje për të larguar armën nga djali ka shkrepur pa dashje armën, duke shkaktuar vrasjen e vajzës së tij 12- vjecare Gilberta Gozhai.
Forcat e policisë që mbërritën në vendngjarje shoqëruan 38-vjecarin në komisariatin numër 5, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes nga pakujdesia.
(el.me/BalkanWeb)