12-vjecarja helmon me kafe familjaret

Pasi kane nisur te rrufisin gllenjkat e para prinderit dhe gjyshja e saj kane dhene shenjat e para te helmimit. Ata ndodhen ne repartin e reanimacionit ne spitalin e Fierit dhe mjeket shprehen se gjendja e tyre eshte mjaft kritike per jeten.
Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ne fshatin Vanaj te Komunes Libofshe Rrethi Fier.
Sipas burimeve spitalore mesohet se tre te intoksikuarit jane Avushe Lindita dhe Eduart Bityci. Burimet nga fshati Vanaj pohojne per gazeten Shqip se vajza e ciftit Lindita dhe Eduart Bityci eshte shprehur e gatshme qe te sherbeje kafe per familjaret e saj.
Ajo i eshte drejtuar kuzhines se shtepise dhe ka nisur te pergatise kafene per gjyshen dhe prinderit e saj. Keta te fundit sapo kane nisur te pine kafene jane ndier keq. Ata jane ankuar se kishin marrje mendsh dhembje te forta barku dhe te perziera. Nje i aferm i tyre i ka transportuar me makine drejt spitalit rajonal te Fierit per tu dhene ndihmen mjekesore.
Pasi kane pare gjendjen e te intoksikuarve mjeket e urgjences se Fierit i kane transportuar te semuret drejt repartit te reanimacionit ku fillimisht u eshte dhene ndihma e shpejte dhe me pas nje mjekim me i specializuar. Pergjate gjithe paradites se te shtunes nje ekip mjekesh kane bere perpjekje maksimale per te shpetuar tre familjaret e intoksikuar aksidentalisht.
Edhe pse ata nuk kane dale ende nga gjendja kritike mjeket vijojne te japin pak shpresa jete. Deklarohet se sasia e madhe e lendes toksike ka shkaktuar demtime serioze ne organet e aparatit tretes. Sipas bluzave te bardha ne gjendje me kritike per jeten paraqitet e moshuara 68-vjecare e cila e ka konsumuar te gjithe kafen e helmuar.
Nderkohe policia lokale eshte njoftuar vetem pak minuta pas mberritjes se tre familjareve Bityci ne spitalin e Fierit. Pas marrjes se deklaratave te para ne spital uniformat blu i jane drejtuar fshatit Vanaj.
Gjate kontrollit te baneses dhe vendit ku eshte pergatitur kafja policia ka gjetur bidone me lende toksike qe per nga pamja e jashtme ngjante me ujin. Sipas policise lenda toksike ka qene e llojit bedidone.
Ajo ishte blere nga Eduart Bityci per shfarosjen e brejtesve te cilet ishin kthyer ne shqetesim per familjen. Edhe nga marrja ne pyetje e 12-vjecares qe pergatiti kafen e helmuar ka dale se gjithcka ka qene aksidentale.
Nje moster e lendes helmuese si dhe mostra te te vjellave te tre personave te intoksikuar jane derguar per analiza te specializuara ne Tirane. Nderkohe paraprakisht ngjarja eshte klasifikuar si aksidentale nga policia.