E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet ne autostrade krim i dyfishte

Ne nje thriller duket se po kthehet ngjarja e nates se 13 tetorit kur u gjenden te vrare brenda pak oresh dy persona ne segmentin rrugor Kavaje-Lushnje.

Zbulime te reja duket se po hedhin drite mbi kete mozaik kriminal qe pritet te zbardhe autorin e vrasjes se taksistit Urim Bregu trupi i te cilit u gjet ne Kavaje dhe Petraq Mihalit rojes se nje karburanti afer rrethrrotullimit te Lushnjes.

Disa peshkatare ne zonen e Remes gjeten prane fashtit Babunje dokumentat e makines se taksistit te cilat rane ne rrjetat e tyre.

Menjehere ata njoftuan policine qe me forca te shumta dhe te ndihmuara nga qene te specializuar filluan krehjen e zones.

Autoritetet hetimore dyshojne se vrasesi pasi rrembeu taksistin e grabiti e vrau dhe e hodhi ne Kavaje. Me pas vrasesi arriti ne piken e karbuarantit ne Lushnje ku vrau edhe rojen e tij.

Hetuesit mendojne se ai ka kaluar ne fushat e Myzeqese dhe ka fundosur makinen ne kanalin e quajtur Misari i Myzeqese dhe me pas eshte larguar.

Inspektoret e krimeve vazhdjne te marrin ne pyetje banoret e zones per te rene ndoshta ne gjurmet e autorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›