Pronesia e kullotave perplasje mes banoreve

Prej afro gjashte muajsh familjet qe merren me blegtori ne keto fshatra nuk po lejohen nga bashkefshataret e tyre te kullosin bagetite ne masivin pyjor dhe ne kullotat komunale.
Situata e krijuar po shoqerohet me incidente mes familjeve qe merren me blegtori dhe familjeve qe pretendojne se i kane prone private kullotat dhe pyjet e zones.
Sipas burimeve zyrtare nga Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Elbasan kullotat dhe masivet pyjore ku disa familje pretendojne se i kane ne pronesi te tyre rezulton se ato jane prona shteterore.
Nje harte kadastrale per pronat e shtetit ne fshatin Bujaras i eshte vene ne dispozicion edhe Komunes se Gjergjanit.
Problemi ka arritur ne prefekture ku kreu i ketij institucioni Shefqet Deliallisi nepermjet nje shkrese zyrtare i ka informuar familjet qe nuk u lejohen bagetite te kullosin ne masivin pyjor dhe kullotat e Gjergjanit pasi ato jane prona te shtetit dhe ky status mbetet i pandryshuar sepse edhe Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave edhe Ministria e Brendshme pyjet dhe kullotat e kesaj zone i kane perfshire ne listen e pasurive qe jane ne juridiksionin e qeverise vendore te komunave te Gjergjanit dhe Gostimes.
Por megjithese shkresat zyrtare faktojne te verteten ligjore disa familje vazhdojne te mos lejojne ne kullote blegtorine e dhjetera familjeve te tjera nga fshati Bujaras. Tensionet dhe incidentet mes tyre jane bere thuajse te perditshme.
Familjet tregojne se jo rralle u eshte dashur te kerkojne nderhyrjen e policise per te shmangur ndonje ngjarje te rende. Barinjte kur nxjerrin per kullote bagetite kercenohen nga familjet qe pretendojne se kullota dhe masivi pyjor eshte prone private e tyre.
Shpeshhere tufave te bagetive te blegtoreve te fshatit Bujaras u bllokohet rruga per ne kullote ndersa bashkefshataret vazhdojne te grinden dita-dites rreth ceshtjes se pronesise se zones qe eshte shfrytezuar tradicionalisht per kullote.
Kreu i Komunes se Gostimes Qamil Boja shpjegon se ligji i ri i ka shnderruar keto pyje dhe kullota ne varesi te komunes pasi kane qene prone shteterore.
Por nga ana tjeter dhjetera banore te zones pretendojne per te drejten e pronesise nisur nga tapite e vjetra edhe pse prona ne kete zone eshte e ndare sipas Ligjit nr. 7501.
Te njejten gje ka shpjeguar edhe kryetari i Komunes se Gjergjanit Faik Gjolena.
Me gjithe perpjekjet e policive komunare apo dhe asaj te rendit konflikti mes banoreve ne fshatrat Gjergjan dhe Gostime mbetet i hapur dhe burim perplasjesh te vazhdueshme.