E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, bashkia hapi 16 shkolla të reja

Tiranë- Këtë vit të ri shkollor, bashkia e Tiranës ka hapur 16 shkolla të reja, të ndërtuara sipas standardeve evropiane. Ky fakt është deklaruar sot nga nënkryetari i bashkisë së Tiranës Eduard Shalsi, pas akuzave të bëra në distancë nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, në lidhje me ndërtimin e shkollave të reja në qytetin e Tiranës.

“Ne po i ndërtojmë shkollat me Bankën e Këshillit të Europës dhe i themi Kryeministrit të vjetër të politikës së vjetër të shpifjeve dhe akuzave, ta harrojë mbështetjen e periferive të Tiranës, ku do të vazhdojë të humbasë, pikërisht sepse tallet me ata njerëz që po i çojnë fëmijët në shkollat tona të reja”- tha ai, gjatë një deklarate për shtyp.

Ai i ka sugjeruar kreut të qeverisë, të lexojë se çfarë thotë Banka e Këshillit të Europës për këtë projekt, ku fondet jo vetëm nuk po digjen, por po kthehen në shkollat më të bukura të Shqipërisë. Në fund të deklaratës ai ka cituar mbylljen e letrës së fundit të Bankës së Këshillit të Evropës, me falenderimet e përzëmerëta për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›