E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu në Uashington, takime për drejtesinë

Zëvendes kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë po zhvillon prej dy diteshtakime me zyrtarë të lartë të SHBA. Kreshnik Spahiu është pritur nga drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë dhe të Sistemit Gjyqësor Amerikan. Gjithashtu Spahiu pati takime në Departamentin Amerikan të Shtetit. Bisedat me zyrtarët, prokurorët dhe gjyqtarët amerikanë janë zhvilluar mbi çështjet më të mprehta të cilat ka sfidë sot Shqipëria, korrupsionin, krimin e organizuar, reformat, pavarësinë e institucioneve, sundimin e ligjit, imunitetin, procesin legjislativ si dhe në lidhje me projektet për pushtetin gjyqësor, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, administratën gjyqësore, gjykatën administrative etj.

Një nga çështjet më të rëndësishme që është trajtuar në bisedat e zëvendës Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me zyrtarët e Lartë amerikanë ka qënë plotësimi dhe zhvillimi i standarteve të institucioneve të drejtësisë dhe shtetit ligjor si kërkesë e vendeve antare të NATO-s për antarësimin e Shqipërisë në Aleancë.

Drejtësia ka qënë në fokusin e bisedave të Spahiut me zyrtarët dhe juristët amerikanë. Zëvendës Kryetari i KLD do të ketë intervistë për mediat amerikane në lidhje me takimet dhe qëndrimet zyrtare për sfidat e drejtësisë shqiptare të mbajtura në këto bisedime.

Spahiu u prit dje gjithashtu edhe nga drejtuesit e administratës gjyqësore amerikane si dhe do të vazhdojë axhendën në Gjykatën e Lartë të SHBA. Në ditët në vijim në SHBA pritet të mbrërrijë një delegacion prej 6 anëtarësh të KLD, delegacion i cili do të drejtohet nga z.Spahiu dhe do të realizoj një sërë kontaktesh në Dhomën e Avokatëve Amerikanë, Gjykatën e Lartë, Komisionin e Etikës, Gjykatën Federale, Universitetin e Harvardit etj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›