Tiranë, bashkia pako për njerëzit në nevojë

Lulzim Basha
Bashkia e Tiranës me ndihmën e një banke private të nivelit të dytë që operon në Shqipëri ka shpërndarë pako me ndihma ushqimore për 100 familje në nevojë. Trajtimi me këtë ndihmë për këto familje do të zgjasë për 6 muaj. Me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u bëri thirrje bizneseve që të kontribuojnë për njerëzit në nevojë.
Dua tju bëj thirrje të gjithë bankave të nivelit të dytë, bizneseve të Tiranës, qytetarëve të Tiranës të shpallin një ditë vullnetarizmi dhe të ndihmojnë familjet në nevojë të kryeqytetit. Tiranës nuk i mungon dhe as nuk i ka munguar kurrë shpirti i humanizmit, prandaj unë kam besimin se së bashku, ne do të ndihmojmë gjithkënd që ka zgjedhur të ndërtojë të ardhmen në këtë qytet, ne do tia dalim që ëndrrat tona ti shndërrojmë në realitet, u shpreh Basha. /F.S/