Hannes Swoboda: President mbi politikën, që ka besimin e qeverisë dhe të opozitës

Svoboda-Rama
Kryetari i grupit të së majtës në Parlamentin Evropian, Hanes Svodoba shprehet se Shqipëria nuk mund të nisë bisedimet për anëtarësim në BE pa zhvilluar zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë kuadër ia ka theksuar se reforma zgjedhor duhet të kishte përfunduar dhe të ishte e pranueshme gjerësisht.
Në të gjitha zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri ka pasur probleme kështu që duhet të ishte bërë me kohë një reformë zgjedhore e cila të ishte gjerësisht e pranueshme në vend dhe gjithashtu në përputhje me standardet ndërkombëtarë europiane. Mesazhi nga Europa është shumë i qartë se pa pasur zgjedhje të ndershme, të lira, transparente dhe korrekte nuk do të jetë e mundur për Shqipërinë të vazhdojë me kërkesën e saj për të nisur bisedimet me Bashkimin Europian, ndaj unë mendoj se është shumë e rëndësishme të bëhet së bashku një reformë e përbashkët zgjedhore në përputhje me standardet europiane, është shprehur Svoboda.
Deklarata e kreut të grupit të aleancës progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve u bë gjatë forumin Europa mes meje dhe teje mbajtur në Athinë kur merrte pjesë edhe kreu i opozitës shqiptare, Edi Rama.
Nga ana e tij kreu socialist është shprehur se mazhoranca qeverise refuzon tu përgjigjet sfidave të integrimit. Qeveria dhe kryeministri nuk po i përgjigjen as kërkesës së natyrshme publike për ta pasur statusin e kandidatit në vjeshtë, as thirrjeve të Parlamentit Europian, as thirrjeve të Komisionit Europian, as thirrjeve të opozitës për ti bërë ato reforma që janë përcaktuar si kusht. E gjëja që duhet të ndodhte duhet të ishte që klasa politike shqiptare pikërisht në 100 vjetor ti jepte Shqipërisë mundësinë që të merrte statusin e kandidatit për Bashkimin Europian, tha Rama..
Lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, Svoboda u shpreh se është e rëndësishme të shkohet në zgjedhjen e një kandidati i cili është mbi politikën dhe që ka besimin e të dyja palëve, të qeverisë dhe të opozitës. /F.S/