E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, biznesmeni grabitet me lëndë neuroparalizuese

Julian Koço ishte nisur për në bankë, u vodh me dhunë tek ish-Frigoriferi.

Sulmi nga dy persona me motor, morën 2 milionë lekë të rinj.

Menaxheri i një kompanie ushqimore u grabit mesditën e djeshme nga dy persona me motor, të cilët e sulmuan me sprai neuroparalizues.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në zonën e Frigoriferit, te rruga Siri Kodra në Tiranë, kur menaxheri Julian Koço sapo kishte dalë nga zyra e kompanisë ku punon. Sipas burimeve nga Policia, autorë të ngjarjes dyshohen të kenë qenë dy persona, ende të paidentifikuar, të cilët kishin vendosur skafandra në kokë dhe menjëherë pas ngjarjes janë larguar me motor. Nisur nga rrethanat si ka ndodhur ngjarja, dyshohet se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e menaxherit Koço, madje edhe për faktin që ai lëvizte me shuma të mëdha parash, dhe për këtë arsye e kanë pritur derisa ka dalë në rrugë. Sapo 34-vjeçari Koço ka dalë nga dera kryesore e ndërtesës ku kishte zyrën, njëri prej autorëve e ka spërkatur me sprai neuroparalizues në sy dhe më pas i ka tërhequr me forcë një dosje që ai kishte nën krah, ku dyshohet se mbante 2 milionë lekë. Pasi kanë marrë paratë, dy djemtë i kanë hipur motorit dhe kanë lëvizur në drejtim të shinave të trenit, rrugës për nga Bregu i Lumit. Policia tha se kanë qenë disa dëshmitarë që kanë parë ngjarjen dhe menjëherë kanë lajmëruar në Sallën Operative, pasi vetë i dëmtuari e ka pasur të pamundur të denoncojë grabitjen për shkak se gazi i hedhur në sy i ka penguar shikimin për disa minuta. Forcat e Policisë të seksionit kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.
GRABITJA
Rreth orës 13:00, menaxheri Julian Koço ka dalë nga zyrat e kompanisë ushqimore, ku kishte marrë një shumë prej 2 milionë lekësh, që do ti depozitonte në bankë. Si në shumicën e rasteve, edhe dje Koço i kishte futur paratë në mes të një dosjeje me letra, në mënyrë që të mos binte pre e ndonjë sulmi të mundshëm në rrugë, madje për këtë arsye nuk mbante çantë me vete. Por, me sa duket, autorët kishin arritur të zbulonin mënyrën e tij të kamuflimit dhe objekti i vetëm që i kanë rrëmbyer nga duart ka qenë vetëm dosja që kishte futur nën krah. Gjatë deklarimeve të tij në polici, Koço ka treguar se është sulmuar menjëherë sapo ka dalë nga porta e godinës ku punonte dhe nuk ka arritur të shohë asgjë, pasi sprai që i kanë hedhur në sy për disa minuta e ka verbuar. Megjithatë, ai e ka ndjerë që dosja që mbante nën krah i është tërhequr me forcë dhe pavarësisht se është munduar të mos e lëshojë, autorët kanë arritur tia rrëmbejë. Gjatë seancës së marrjes në pyetje rreth ngjarjes, i dëmtuari ka hedhur dyshime se personat që e kanë grabitur mund të kenë pasur dijeni për paratë që do të depozitonte në bankë, ose janë informuar nga ndonjë person i brendshëm i kompanisë. Madje, sipas tij, autorët e dinin mjaft mirë edhe se dosja kishte paratë që ata kërkonin, pasi në rast të kundërt nuk do tia kishin grabitur.

Dëshmitarët e grabitjes
Duke qenë se vetë i dëmtuari Julian Koço nuk ka arritur ti shohë autorët e grabitjes për shkak se është verbuar nga gazi neutroparalizues, policia ka shoqëruar disa dëshmitarë që kanë qenë pranë vendit të ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë qenë edhe personat që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen, autorët kanë qenë me skafandra në kokë dhe menjëherë sapo kanë kryer grabitjen, kanë lëvizur më këmbë duke vrapuar drejt motorit që e kishin parkuar disa metra më larg vendit të ngjarjes. Nga ana tjetër, dëshmitarët kanë treguar në polici se nuk kanë arritur tua shohin fytyrat autorëve, por nga pamja e jashtme dukej që ishin në moshë të re, rreth 20-25 vjeç.

ETLEVA DELIA

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në zonën e Frigoriferit, te rruga Siri Kodra në Tiranë, kur menaxheri Julian Koço sapo kishte dalë nga zyra e kompanisë ku punon. Sipas burimeve nga Policia, autorë të ngjarjes dyshohen të kenë qenë dy persona, ende të paidentifikuar, të cilët kishin vendosur skafandra në kokë dhe menjëherë pas ngjarjes janë larguar me motor. Nisur nga rrethanat si ka ndodhur ngjarja, dyshohet se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e menaxherit Koço, madje edhe për faktin që ai lëvizte me shuma të mëdha parash, dhe për këtë arsye e kanë pritur derisa ka dalë në rrugë. Sapo 34-vjeçari Koço ka dalë nga dera kryesore e ndërtesës ku kishte zyrën, njëri prej autorëve e ka spërkatur me sprai neuroparalizues në sy dhe më pas i ka tërhequr me forcë një dosje që ai kishte nën krah, ku dyshohet se mbante 2 milionë lekë. Pasi kanë marrë paratë, dy djemtë i kanë hipur motorit dhe kanë lëvizur në drejtim të shinave të trenit, rrugës për nga Bregu i Lumit. Policia tha se kanë qenë disa dëshmitarë që kanë parë ngjarjen dhe menjëherë kanë lajmëruar në Sallën Operative, pasi vetë i dëmtuari e ka pasur të pamundur të denoncojë grabitjen për shkak se gazi i hedhur në sy i ka penguar shikimin për disa minuta. Forcat e Policisë të seksionit kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.
GRABITJA
Rreth orës 13:00, menaxheri Julian Koço ka dalë nga zyrat e kompanisë ushqimore, ku kishte marrë një shumë prej 2 milionë lekësh, që do ti depozitonte në bankë. Si në shumicën e rasteve, edhe dje Koço i kishte futur paratë në mes të një dosjeje me letra, në mënyrë që të mos binte pre e ndonjë sulmi të mundshëm në rrugë, madje për këtë arsye nuk mbante çantë me vete. Por, me sa duket, autorët kishin arritur të zbulonin mënyrën e tij të kamuflimit dhe objekti i vetëm që i kanë rrëmbyer nga duart ka qenë vetëm dosja që kishte futur nën krah. Gjatë deklarimeve të tij në polici, Koço ka treguar se është sulmuar menjëherë sapo ka dalë nga porta e godinës ku punonte dhe nuk ka arritur të shohë asgjë, pasi sprai që i kanë hedhur në sy për disa minuta e ka verbuar. Megjithatë, ai e ka ndjerë që dosja që mbante nën krah i është tërhequr me forcë dhe pavarësisht se është munduar të mos e lëshojë, autorët kanë arritur tia rrëmbejë. Gjatë seancës së marrjes në pyetje rreth ngjarjes, i dëmtuari ka hedhur dyshime se personat që e kanë grabitur mund të kenë pasur dijeni për paratë që do të depozitonte në bankë, ose janë informuar nga ndonjë person i brendshëm i kompanisë. Madje, sipas tij, autorët e dinin mjaft mirë edhe se dosja kishte paratë që ata kërkonin, pasi në rast të kundërt nuk do tia kishin grabitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›