“Farmakon”, - një solucion që zbulon marrëzinë njerëzore!
Libidua seksuale,- mëtonte Zigmund Frojd,- është një ngasje për të shuar një uri të llojit të veçantë, jo për ushqim por për seks, paçka që edukatën e të ushqyerit fëmija që thith gjirin e nënës, e përzien me këtë kënaqësi qysh në shpërgënj! Po deri ku shkon kjo dëshirë instiktive? Cilët janë ata kufij të vetëpërmbajtjes, në mënyrë që njeriu të mos përfundojë në “pellgjet” e perversitetit? Tek shikon një “turi të qetë” luani që kënaqet duke ngrënë mishin që i hidhet çdo ditë si ushqim, atje brenda hekurave të qytetit zoologjik, dhe pjesën e gojës së një mjeku që në “kafazin” e tij (zyrën) me fjalët që thotë shqyen çdo gjë, madje jo vetëm jetë njerëzish dhe fate, por dhe ëndrrat e pasionet, personalitetet dhe dëshirat e tyre; e gjithë kjo materie pelikulare ngërthehet në një kryeide të goditur. Skenaristi dhe regjisori i filmit me metrazh të gjatë “Farmakon”, Joni Shanaj, në një dramaturgji befasuese të një rrjedhe të brendshme, shumë larg stilit të deritanishëm të filmit shqiptar, “këlthet’ estetikisht, me imazh dhe metaforë, se: “kur instinktet shtazore të një poligamie të paskrupullt, kaplojnë njeriun, atëherë është normale që një njeri i fyer dhe me moral, të cilit i përdhoset dhe vidhet dashuria, ta konsiderojë veten si diçka pa shpirt që, mund të shndërrohet në një ushqim për kafshët. “Kjo finale e filmit më të ri shqiptar, “Farmakon”, të trondit thellë, të bën të mbash frymën dhe të reflektosh, duke mos u vetëpenguar, por duke shkuar thellë në anatominë e shoqërisë sonë. Një dekor ku asgjë nuk është e përfunduar, godinat, mobilimi i tyre. Të tilla janë edhe jetët që vuajnë nga sëmundjet, dashuritë e porsangjizura, dhe gjithë hapësira vjen e tillë, ose një zhurmë metropoli pa sistem, ose një natyrë e paanë ku virgjëria dhe heshtja, duken në çdo çast të rrezikuara. Vetëm në fund kupton se autori i filmit krahas formimit kinematografik ka edhe një edukim të mrekullueshëm antropologjik. Është për këtë arsye, që njeriu tek filmi i tij, kalon si pa u vënë re në një skaner të ritualit dhe për t’u parë qartë kontrastet, njollat, poshtërsitë, rënkimet, ankthet, detyrimet humane, duhet që në vena të injektohet një solucion-helmi, për të ndihmuar fotografimet! Në një moment, mjeku onkolog Sokrat, tund një film grafie të një kraharori, atje ku rrinë ankthet dhe pulsimet e jetës, dhe skërmit duke thënë: Hamlet, Hamlet! Kambana bie për një trup gruaje të vjedhur, për një vdekje që mund të zgjidhë fyerjen. Është një prelud që ngulet në mendje si peng që do të rrëfehet, ndaj bëhu gati të ndjekësh një histori që vetëm në pamje duket e re. Për mjekun Sokrat duhet që gjithçka të jetë brenda një kafazi, të mos flasë, të mos shprehet, të mos këndojë! Skenari i filmit është ndërtuar mbi parime të qarta të kinematografisë dhe të kuruara me skrupulozitet. Kemi të bëjmë me një film të gjinisë psikoanalitike. Hapësira është e paanë sepse jepet si vetmi që lyp të ndryshojë. Djaloshi Branko, i biri i Sokratit, është i vetëm në këtë botë. E lodh e shkuara moralizuese dhe posedimi aktual! Kërkon dashurinë njerëzore që e gjen tek një bukuria nazike e një vajze që sillet si me një gjuhë ikonostatike, Sara! Ata (dëshirojnë të) bëhen dy! Ka një kontrast të paramenduar, të mrekullueshëm (në këtë çift) nga autori, në skenar. Sara nuk e ka babanë dhe kujdeset për nënën e sëmurë me kancer. Branko nuk e ka nënën dhe për të kujdeset i ati që, me profesion duhet të shërojë kancerin, edhe të nënës së Sarës. Kjo vajzë e re, studente në fakultetin e mjekësisë, ka një “fatkeqësi”, është shumë e bukur! Socializimi i Brankos është jo harmonik në pamje. Miqtë e tij janë, një fëmijë rrugësh që duket si pa familje, një polic objektesh që shprehet se “në këtë kohë nuk i kupton njerëzit”, dhe së fundi Sara. Kështu, ai krijon një “familje të re”, jo prej gjaku por prej sinqeriteti dhe dashurie! Udhëtimi i jetës nis nga “stacioni”-kopshti zoologjik! Djaloshi ka vendosur të “zgjohet”, të provojë veten! Si thotë Alfred Adler: “Shkalla e kurajës dhe aftësisë së individëve për të bashkëvepruar, bëhet e njohur në lidhje me trajtimin e tyre ndaj seksit tjetër. Të gjithë individët kanë trajtimin e tyre karakteristik, sjelljen dhe temperamentin karakteristik në vardisje dhe kjo është gjithmonë e përshtatshme në stilin e tyre të jetës.” Branko kishte studiuar në SHBA dhe është kthyer me një mentalitet tjetër, ndryshe nga ai i të atit. Është i sinqertë, është gati naiv, por shumë i drejtpërdrejtë dhe kurajoz për të vërtetën. Ky kontrast kulturash, e ka ndihmuar regjisorin që në të gjithë rrjedhën e filmit të bëjë ballafaqimin, të përplasë hapur dhe jo në prezencë, atin dhe birin e tij. Kur vjen puna tek Sara, tek bukuria dhe trupi i saj, gjithçka ngërthehet në një mal fjalësh dhe gënjeshtrash, në një hipokrizi (im) morale të doktorit që shpreh epshet ndaj studentes së tij, me kusht vetëm që t’i sigurojë terapinë për të ëmën. Vajza e ka pranuar këtë poshtërim! I biri i doktorit e dashuron vajzën marrëzisht, si dashurinë e tij më të madhe, por se ndjehet i “kafshuar” nga i ati në këtë ndjenjë. Ai nuk ndalet në përdhunimin e saj sistematik. “Farmakoni” është një simbol, nuk është thjesht farmacia e medikamenteve ku doktori kryen allishverishet dhe pasurohet, aq sa nuk di sa apartamente të blejë dhe ku t’i blejë. Kjo është ana e jashtme, e lexueshme. Rrjedhëhelmi (farmakoni) është gjaku i shprishur në venat e njerëzve dhe shoqërisë. Në dashurinë djalë-baba,- nënvizon Erich Fromm,- duhet të mbajmë në konsideratë se: “Natyra e dashurisë atërore qëndron në faktin që ai bën kërkesa, shpall parime dhe ligje, dhe dashuria e tij për të birin varet nga bindja e këtij të fundit ndaj këtyre kërkesave. Ai e pëlqen më tepër atë djalë që i ngjan më shumë atij, që është më i bindur dhe që është më i përshtatshëm për të qenë pasardhësi i tij, si trashëgimtar i pasurisë së tij! Niko Kanxheri, aktori që interpreton mjekun Sokrat, e materializon mrekullisht deri në qelizë një tip të tillë social. Një orientalist i paskrupullt, posedues dhe i egër deri në narcizëm. Tregtar i trupave të gjallë dhe atyre gjysmë të vdekur! Nën peshën e instinkteve ai të shqyen! Sadizmi,- kumtonte Frojdi,- nuk është gjë tjetër veçse zhvillimi i papërmbajtur i elementeve agresive të dëshirës seksuale që do të bëhet e pavarur dhe të fitojë rol kryesor. Historia e njerëzimit provon se mizoria dhe dëshira seksuale janë të lidhura ngushtë.” Madje, ka autorë të psikanalizës që theksojnë se “elementi agresiv i konstatuar si dëshirë seksuale nuk është veçse një mbeturinë e urisë kanibaliste! Doktor Sokrati nga sekuenca në sekuencë i ha dinjitetin të birit, duke e përdorur atë, herë si fëmijë që duhet vetëm të bindet, herë si një subjekt të squllët që, për të fituar paratë duhet të zbatojë çdo urdhër, të mbylli sytë para falsifikimeve të tija, të dëgjojë hungërimat e tija histerike që tingëllojë si shtazore (me shumë zgjuarsi në asnjë rast nuk dëgjohet hungërima e Luanit në zoo-park). Në fund, kjo “monstër” i ha dhe të dashurën, i shqyen dashurinë, gjënë më të bukur që ai kishte në jetë. Ky lloj “kanibalizmi” pervers, e solli personalitetin e të birit si një “leckë pa vlerë”, si një grumbull mishi dhe kockash që u është zbrazur e drejta e jetës sepse u është helmuar dinjiteti! “Thuaj që më dashuron vetëm mua”, “thuaj që më dashuron vetëm mua”?! Pyetja është formuluar me një sens filozofik! (Kjo tregon se Shanaj junior, ka një kulturë filozofike të plotë). Gënjeshtra më e madhe në dashuri është të thuash, “të dua shumë”! Shumë/a si madhësi është relative, aq më tepër tek ndjenja e dashurisë, sepse ka më shumë, po ka edhe më pak! Je i pabesueshëm të thuash “sa shumë të dua”! Njeriu në dashuri është i sinqertë pra, kur thotë, “të dua vetëm ty”! Në këtë sens, Branko e ndan trupin e përdorur të Sarës nga i ati, nga ndjenja që ai ushqen për të.
I ati i kishte përdhunuar trupin Sarës, por jo dashurinë e saj. Egoistët janë të paaftë për të dashur të tjerët, por ata nuk janë të aftë as për ta dashur veten e tyre! Në (rastin) rolin e Sarës kemi dy vdekje, atë të dashurisë dhe të vdekjes, për të provuar se ajo dashuronte vetëm Brankon. Ky rol/interpretim është krejt i veçantë në kinematografinë tonë (nuk e teproj po të them se është për herë të parë) dhe është interpretuar me një lojë aktoriale të mrekullueshme nga aktorja shumë e re Holta Gixhari. Një përjetim emocional dhe interpretim genuin që të mban pezull. Nazike në bukuri dhe dinjitoze në fatin e saj. Vetëm ai moment ku me “focus camera” syri i saj laget nga loti dhe thotë se “jeta e nënës sime me sa duket dashka të marri jetën time”, vlen sa i gjithë filmi! Një interpretim prej artisteje profesioniste. Sa besueshmëri i fal filmit! Një komunikim përdëllenjës me kamerën! Sa filmike vjen në çdo sekuencë! Një artikulim fjalësh të ndjera! Sa bukur e mban ekuilibrin fjalë-veprim filmik-përjetim emocional! Në zgjidhje të dramacitetit filmik, ku përrenjtë e brendshëm të helmeve përplasen dhe zhgulma e tyre kthjellohet në betejën për pranimin e së vërtetës, e gjithë kjo materie estetike është lidhur me personalitetin e kësaj vajze! Ajo penetrohej seksualisht nga mjeku Sokrat sepse vetëm nga ky shteg, kishte mundësi të udhëtonte një tjetër helm, trajtimi që i bëhej trupit gjysmë të vdekur të nënës së saj!
“Nëse ekziston dashuria e nënës ajo është si një bekim, nëse nuk ekziston, është sikur e gjithë bukuria të kish ikur nga jeta.” Ja përse në performimin filmik të Gixharit ka sublimitet dhe besueshmëri. Por ka edhe dinjitet në skajet e dhimbjes njerëzore!
Aktorja e re Gixhari, nuk e di përse më solli në mëndje Greta Garbon! Ndodh që asosacionet e përjetimeve të zgjidhin brenda njeriut ekuacione me një shpejtësi të tillë, që vetëm përfundimin mund të kesh në dorë dhe jo rrugën e zgjidhjes. Ndoshta është shkolla regjizuriale skandinave e autorit të filmit. Një gjë është e sigurt, tek “Farmakon” takohet arti! Në relacionin Sokrat-Sara kemi dualitetin, sadizëm-mazokizëm. Megjithëse nuk ka asnjë skenë seksuale mes tyre, ky kontrapunt merret indirekt. Gjen personin posedues që urdhëron, shfrytëzon, lëndon dhe poshtëron! Është dhe Sara, vajza e dhimbjes njerëzore, që urdhërohet, shfrytëzohet, lëndohet, poshtërohet!
Mes Sokratit dhe Brankos, ka një dallim të thellë. Atit i mungon respekti. Të birit i është kultivuar kjo mënyrë sjelljeje. Ai ka respekt dhe për lypësin e vogël Gjergji dhe për policin Sherif. Por respektin më të thellë ai e ka për Sarën. “Respekti,- shkruan Erich Fromm, tek vepra “Arti i të dashuruarit”,- si një nga elementet e dashurisë, përjashton çdo lloj shfrytëzimi…Nëse unë e dua këtë njeri, unë ndihem një me të, por me të ashtu siç është, jo si më pëlqen mua të jetë, si një objekt për ta përdorur. Respekti është i mundshëm vetëm nëse mund të qëndrojë dhe të eci pa nevojën e patericave, pa domosdonë për të dominuar dhe shfrytëzuar dikë tjetër!” “Dashuria e bën njeriun të kapërcejë ndenjën e izolimit dhe të veçimit, si dhe e lejon atë të jetë vetvetja, të fitojë integritetin e tij.” Sokrati e këshillon të birin që lojën me Sarën ta konsideronte si një aventurë.
Në gjuhën filmike te Joni Shanajt ndjehet shkolla skandinave e komunikimit. Ka një rrjedhë të qetë të imazhit, episodeve, momenteve, ulje-ngritjeve dhe zgjidhjes finale! Drama njerëzore është larg klisheve dhe dramacitetit fiksion. Në këtë këndvështrim, kemi fituar një kineast të ri, modern dhe të një stili krejt tjetër! Shanaj-junior (mes skenarit mëmësor dhe regjizurës atërore, Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt; na sjell një profil krejt personal, të dallueshëm, si një dimension të shkollës moderne suedeze).
Në filmin “Farmakon” takohet një këndvështrim fotografie mjaft profesionist. Të dy kameramanët, ai korean dhe ai izraelit, kanë transkriptuar me imazh idenë e faramakonit dhe gjetjet e vendxhirimeve janë të mrekullueshme! Planet e gjata dhe qëmtimet deri në kapilar, hapësirat-imazh dhe skutat e ngushta të njeriut deri në marrëzi, kanë vënë në aks njeriun si institucion, me gjithçka që e bën atë të tillë! Skenat intime janë realizuar me një vërtetësi artistike, si në asnjë film shqiptar të derisotëm. Loja e aktorëve, veprimi filmik dhe xhirimet, janë sintetizuar në skena të mrekullueshme emocionale, që nuk i kishim parë deri më tani në filmat tanë. Ky brez artistësh, me sa duket është realisht i vërtetë në ato që beson dhe realizon. Estetika e dritës filmike është trajtuar jo për të anticipuar atë që pritet të ndodhë në fund të filmit. Ka një transparencë dhe bardhësi gati hutonjëse. Kjo mënyrë e komunikimit viziv, ka udhëtuar paralelisht me dramacitetin jo të thepisur të ngjarjes. Ne jemi të gjithë të papërgatitur për atë që do të ndodhë dhe kjo befasi filmike takohet vetëm në filmat modernë, të cilët janë të paparashikueshëm. Edhe ekrani i bardhë në fund që duket se shndërrohet në një qiell pafajësie, ku shkruhet: “thuaj se nuk është e vërtetë” (që doktori-baba nuk e përdhunonte të dashurën e tij), për mendimin tim personal është një zgjidhje shumë e bukur. Jep idenë e një qefini të paanë të dy njerëzve që janë të lumtur kur e vërtetojnë besueshmërinë tek njëri-tjetri, edhe duke u larguar bashkë nga kjo botë. Ajo thoshte gjithnjë ‘unë e dua Brankon, unë e dua Brankon!’ Në fund të filmit, na mbetet si pezm dilema e dashurisë. Kë duhet të duam, dhe si duhet të duam? Orientimi “narcist” prej egoisti pa fre i mjekut Sokrat, është i tillë që, “ai quan të vërtetë vetëm atë që ekziston brenda vetes së tij, ndërsa gjithë të tjerat në botën jashtë nuk janë reale në vetvete.” Ky atavizëm, i një shoqërie që duhet të varroset përgjithnjë, e që ka një këndvështrim të ç’shpirtëruar për fenomenet e kësaj bote, vijon për fatin tonë të keq, t’i ndajë ato, ose të dobishme në kuptimin e (keq)përdorimit qoftë edhe kur janë njerëz, ose të rrezikshme, dhe e tillë mund të jetë edhe e vërteta! Ajo, vetëm ajo, nuk duhet pranuar për “soooooookratët e ditëve tona”! Joni Shanaj na bindi me filmin e tij “Farmakon”, se duhet të ecim në këtë rrugë sfidimi!