E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë 'legjenda' e muzikës greke, Dimitris Mitropanos

ATHINE - Ndërroi jetë në moshën 64 vjecarë këngëtari i madh grek, Dimitris Mitropanos. 

Ai pësoi një atak në zemër sot në mëngjes dhe u transferua menjëherë në spital. 

Megjithë përpjekjet e mjekëve, këngëtari i madh e humbi betejën me vdekjen, duke lënë pas tij një udhëtim të madh me këngën greke. 

Dimitris Mitropanos lindi më 2 Prill të vitit 1948 në Agia Moni, afër qytetit Trikala. Ishte i martuar dhe kishte dy vajza.

Që para mbarimit të shkollës së mesme ai filloi të këndonte. Në vitin 1966 ka punuar me Mikis Teodorakis, ndërsa në vitin 1967 ai regjistron albumin me këngë të titulluar "Selaniku".

Historia e Dimitris Mitropanos në rrugën e këngës është shumë e gjatë. Ai ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj grekë si, George Zambetas, Mikis Teodorakis, Kristos Nikolopoulos, Yannis Spanos. 

Dimitris Mitropanos ishte një zë i rrallë për muzikën greke, dhe ka lënë në fondin e muzikës krijime të rralla e të pazëvendësueshme. 

Mediat shkruajnë se "ashtu si gjithë jeta e tij, edhe vdekja e tij ishte shumë e "qetë". Asnjëherë nuk shqetësoi njeri dhe asnjëherë nuk u "shit" për t'u bërë i njohur. Të njohur, të famshëm dhe të dashur me të gjithë Greqinë, e bënë këngët e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›