E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, burri rreh gruan përpara gjykatëses

Gazeta Shqip

Gjykata e Tiranes

Sërish episode dhune brenda ambienteve të Gjykatës së Tiranës. Vetëm pak ditë, pas denoncimit të një inxhinieri se ishte rrahur brenda zyrës së një gjykatëse nga kreu i bashkisë së Kukësit, një tjetër denoncim dhune vjen nga brenda mureve të institucionit të drejtësisë.

Mesditën e sotme, një seancë për zgjidhje martese ka përfunduar me dhuninim e një gruaje, në prani të  gjyqtares së çështjes Kace Agolli.

Në sy të fëmijës së vet të mitur, Blerim Metaliaj ka qëlluar me grusht të shoqen, duke e gjakosur atë në fytyrë ndërsa pak minuta pas sulmit ai ka dalë nga ambientet e policisë me pranga në duar.

25 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, burri rreh gruan përpara gjykatëses burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›