E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, ambulanca përplaset me makinën, 4 të plagosur

Gazeta Shqip

Katër persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit pasi një autoambulancë që po transportonte një fëmijë të sëmurë nga Pogradeci për në spitalin e Elbasanit është përplasur me një mjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, kur autoambulanca me targa PG 4576 është përplasur me një automjet me targa AA 639 DD. Si pasojë kanë mbetur të plagosu tre personat që gjendeshin në autoambulancë, shoferi i saj, fëmija që po transportohej si dhe një person i afër i pacientit, dhe shoferi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tyre.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme dhe fatmirësisht mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
25 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, ambulanca përplaset me makinën, 4 të plagosur burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›