Fier, sekuestrohen 200 rrënjë canabis në një serë, arrestohet kultivuesi

Sekuestrohen 200 rrënjë cannabis sativa në Fier. Forcat e policisë së këtij qyteti kanë bërë të mundur evidentimin e një sere, e cila merrej me kultivimin e fidanëve narkotikë, për të bërë më pas dhe sekuestrimin e saj.
Bëhet fjalë për një serë në fshatin Mertish të Fierit, ku janë sekuestruar 200 rrënjë cannabis, ndërsa është bërë i mundur dhe arrestimi i kultivuesit të saj, përkatësisht i shtetasit ,Ardjan Kokoni. Mbi shtetasin e ndaluar rëndon akuza për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së qarkut për ndjekje të mëtejshme të rastit.