E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte dënuar 20 vjet burg për vrasje, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

Ekstardohet nga Athina një person i shumëkërkuar për vrasje. Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, rreth ores 17.30, u krye ekstradimi nga Athina, Greqi drejt vendit tonë i shtetasitshqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Artan Hoxhallari, 45 vjec lindur në Korçë.

Ekstradimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 117, datë 19.11.1997, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim", parashikuar nga neni 78 dhe 25 i Kodit Penal. Shtetasi Artan Hoxhallari është deklaruar fajtor pasi më datë 16.05.1992, në gjendje të dehur, ka vrarë me armë zjarri shtetasen Adelina Cicko si dhe ka plagosur dy shtetase të tjera, për motive hakmarrjeje.
 

Arrestimi i tij u bë në Greqi, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën,me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›