Tiranë, burri vret ish- gruan më pas qëllon veten
TIRANE- Ngjarje e rëndë tronditi sot paradite kryeqytetin shqiptar. Një burrë ka vrarë me automatik ish gruan e tij dhe më pa ka qëlluar veten. Krimi i rëndë është shënuar në një pikë interneti, në lagjen Komuna e Parisit, një zonë mjaft e populluar në Tiranë.
Dyqani ndodhej në rrugicën që lidh komunën e Parisit me Kompleksin Dinamo dhe gruaja Arjana Shyti, rreth të 45 tave punonte si pastruese. Nga policia mësohet se cifti kishet dy vjet që ishte ndarë. Të dhënat e para bëjnë të ditur se Koco Shyti mund të ketë udhëtuar nga Berati drejt Tiranës dhe dyshohet se ka pasur dhe armën e krimit me vete.
(s.g/BalkanWeb)