Kuvend, Ruci: Gati për zgjidhje. Rama mbledh aleatët: Ultimatumi, vendimtar
TIRANE- PS i jep fund bojkotit parlamentar dhe hyn në seancen plenare te pasdites. Leskaj: Jemi në Kuvend për të gjetur zgjidhje. Ruci: Gati per zgjidhje, hapja e kutive te mos diskutohet me. Rama mbledh aletet: Ultimatumi, vendimtar per vendin. Zgjidhja duhet të vijë brenda dy javësh, nëse jo ka pasoja të rënda për integrimin”. Berisha: Gati te hetojme materialet zgjedhore.
ORA 20: 30- PATOZI: HETIM PA SHKELUR LIGJET
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Astrit Patozi gjatë fjalës së tij ka përshëndetur rikthimin e deputetëve të opozitës në parlament. “Është për tu përshëndetur rikthimi i opozitës në parlament. Ky rikthim i shërben edhe funksionimit të parlamentit, përfshirja e këtij ekulibri nuk ka ndodhur për arsye parimore, por për një kaprico politike të kryetarit të PS Edi Rama”, - ka deklaruar Patozi.
Duke e cilëësuar grevën e urisë si mjet radikal, të përdorur nga opozita, Patozi theksoi se një gjë e tillë nuk mund të funksiononte. “Në këtë vend zgjedhjet radikale nuk mund të shkojnë. Ultimatumet i kanë orët të numëruara. Greva kishte në thelb të vinte në provë pushtetin, për të arritur atë që nuk u arrit në zgjedhjet e 28 qershorit”.
Pasi ftoi opozitën të bashkëpunojnë për integrimin e vendit, Patozi thesksoi se oferta e mazhorancës për hetim është në tavolinën e opozitës. “Lëreni pas krahëve cadrat e grevës për tu rikthyer tek zgjedhjet e 28 qershorit. Ofertën për të hapur kutitë e keni në tavolinë, derisa hetimi nuk shkel ligjet dhe kushtetutën. Ne sigurisht nuk mund t´jua kthejmë mbrapsht kohën e humbur, ju ftojmë të bashkëpunojmë, për liberalizimin e vizave dhe integrimin.”
ORA: 20:15- RUCI: GATI PËR ZGJIDHJE, HAPJA E KUTIVE TË MOS DISKUTOHET MË
Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, kreu i grupit të Partisë Socialiste Gramoz Ruci nënvizoi se moszgjidhja e krizës politike brenda ultimatumit të vendosur pas tryezës së Strasburgut do të sjellë pasoja të menjëhershme per të ardhmen e vendit.
Në emër të grupit socialist, Ruci theksoi se opozita është e angazhuar për të realizuar zgjidhjen brenda 2 javëve duke shprehur vendosmërinë për të mos hequr dorë nga transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Shansi i dhënë në tryezën e Strasburgut nuk duhet humbur. Hapja e kutive për ne si opozitë nuk duhet të diskutohet më dhe as hetimi i pakushtëzuar i kutive nuk duhet vonuar përtej këtij kufiri dyjavor” u shpreh Ruci ndërsa theksoi se në rast të mosgjetjes së gjuhës së përbashkët për zgjidhjen e ngërcit, opozita do të vijojë rrugën e protestave.
ORA: 19:52- RINIS SEANCA PARLAMENTARE
Ka rinisur pas 30 minutash ndërprerje seanca e pasdites në Kuvend. Deputeti Damian Gjiknuri nënvizoi gjatë fjalë së tij nga foltorja e kuvendit se takimi i Strasburgut ishte vetëm hapi i parë për ti dhënë një shans zgjidhjes së krizës.
“Partnerët na dhanë dy javë kohë për të zgjidhur krizën. Une dua të besoj se kryeministri është i vetëdijshëm për kontekstin në të cilin ndodhet vendi” u shpreh Bushati.
ORA: 19:23- TENSION NE KUVEND, TOPALLI NDËRPRET SEANCEN, MBLEDH KRERET E GRUPEVE
Tension mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës në seancën e radhës në Kuvend. Deputeti Gent Strazimiri i është referur në fjalën e tij grevës së opozitës dhe i është drejtuar deputetëve socialistë të shfrytëzojnë 2 javëshin ultimativ për të lexuar nenin e kodit zgjedhor që flet për asgjësimin e fletëve të votimit. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i deputetit socialist Tom Doshi i cili i është afruar foltores në drejtim të deputetit demokrat.
Truprojet kanë ndërhyrë duke mos lejuar zotin Doshi ti afrohet deputetit Strazimiri ndërsa kryeparlamentarja Topalli ka ndërprerë seancën duke thirrur në një takim brenda ambienteve të Kuvendit 2 krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar në lidhje me mënyrën se si do të vijohet pas situatës së krijuar.
Ndërkaq gjatë një komunikimi në News24, deputeti socialist Ilir Gjoni theksoi se reagimi i zotit Doshi erdhi pas fyerjeve të deputetit Strazimiri ndaj familjarëve të kolegëve të tij socialistë.
ORA: 19:12- NGJELA: NDËRKOMBËTARËT ULTIMATUM TE RREPTE SHQIPËRISË
Menjëherë pas përfundimit të takimit mes kreut të Partisë Socialiste dhe aleatëve, kryetari i PLD-së Spartak Ngjela theksoi se Shqipërisë i është dhënë një ultimatum i rreptë nga nderkombetaret.
Ngjela tha se aletat e PS përkrahin qëndrimin e ndërkombëtarëve ndërsa konsideroi të papërgjegjshme deklaratat e mazhorancës për diegien e fletëve të votimit.
“Shqipërisë i është dhënë ultimatum i rreptë nga i cili mund të ngrihen të gjitha marëdhëniet me BE dhe botën perëndimore nëse palët nuk bien dakord deri sa të bëhet hetimi. Të gjithë veprimet e tjera që fliten nga papërgjegjshmëria, janë në kundërshtim me të ardhmen perëndimore të Shqipërisë” u shpreh Ngjela.
Pasi ka dalë nga mbledhja me aleatët edhe kreu i G99, Erion Veliaj është shprehur dakort me propozimet që ndërkombëtarët i kanë bërë Ramës në Strasburg. Veliaj ka deklaruar se greva e urisë së depozitës ia ka arritur qëllimit, pasi e “ka vënë Berishën me shpatulla pas murit”. Sipas Veliaj Berishës i janë dhënë dy opsione, “ose të zgjidhë ta fusë Shqipërinë me kombet e qytetëruara, ose ta lëjë në zgjedhje të korruptuara”.
Veliaj ka theksuar që hapja e kutive është e padiskutuar, por opozita dhe aleatët e saj shqetësohen për masën e transparencës që do të bëhet me to. “Që kutitë do të hapen kjo është fakt, por se sa do të hapen, se sa transparent do të jetë ky process, pritet ta shikojmë”- deklaroi Veliaj.
ORA 18:40- RAMA MBEDH ALEATËT PËR KRIZËN POLITIKE
Ndërkohë që deputetët socialistë i janë rikthyer sot normalisht pjesëmarrjes në parlament, kreu i PS, Edi Rama ka nisur një takim për krizën politike. Kryesocialisti ka mbledhur sot aleatët e PS, për të biseduar pas negociatave të fundit në Strasburg.
Në takim me Ramën janë të pranishëm Skënder Gjinushi, Kreu i PSD-së, Spartak Ngjela, kryetari i Partisë Ligj për Drejtësi, Nard Ndoka, Kreu i PDK-së si dhe Erion Veliaj, Kreu i G99.
ORA: 18:36- KUVEND, NIS SEANCA, OPOZITA THYEN BOJKOTIN
Nis seanca e radhës në Kuvend me praninë e deputetëve të Partisë Socialiste, pas vendimit të marrë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist për rikthimin e tyre në Kuvend, por edhe në veprimtarinë e komisioneve parlamentare.
Seanca ka nisur me diskutime të lira nga ana e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. E para që mori fjalën në foltoren e Kuvendit ishte deputetja socialiste Valentina Leskaj e cila e vuri theksin ne ksionin politik të opozitës dhe zhvillimet e fundit të lidhura me përpjekjet për të zgjidhur ngërcin politik.
“Jemi në Kuvend për të gjetur zgjidhje. Sot ky parlament ka mundësi ti kthejë dinjitetin vendit” u shpreh Leskaj. Deputetja socialiste nënvizoi se opozita mbetet e vendosur për kërkesat e saj deri në transparencën e plotë të zgjidhjeve. “Nuk mund të ketë transparencë me kuti të mbyllura dhe fletë votimi të djegura” tha Leskaj. Duke ju referuar takimit ne Strasburg, Leskaj tha se afati 2 javor i vendosur nga nderkombëtarët është një këmbanë alarmi për të dyja palët.
Deputetja Vasilika Hysi ka folur në sallën e Kuvendit në lidhje me hetimin që duhet ti bëhet zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas Hysit “hetimi nuk përfshin djegien e kutive të votimit, pasi KQZ është e detyruar të ruajë materialet zgjedhore”.
Në fjalën e saj deputetja Hysi është shprehur se “ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për transparencë”, ndërsa thekson se PS është në Kuvend për të gjetur zgjidhje.
Ndërsa deputetja e mazhorancës Mesila Doda e cilësoi grevën e urisë së opozitës si “hapin më të pamatë në historinë e politikës shqiptare”.
“Në fjalimin e tij në fund të grevës, Rama u tha qytetarëve , le ti hapim rrugën liberalizimit të vizave dhe integrimit të vendit. Ju e keni ditur shumë mirë se beteja juaj ishte një betejë kundër shqiptarëve” u shpreh Doda.
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në seancën e sotme parlamentare i ka shprehur urime opozitës për pjesëmarrjen me nota ironie. “Do t´ju uroja punë të mbarë me kohë të plotë në parlament. Urime që kuptuat që zgjidhja nuk bëhet me barkun bosh, por me mendjen plotë”, - tha Alibeaj. Duke folur për hetimin e zgjedhjeve, Alibeaj theksoi se kompromisi nuk bëhet me kërkesa formale, ndërsa shtoi se nuk flitet për djegie kutishë, por për procedurë kushtetuese. “Serioziteti i të bërit politikë, nuk mund të arrihet me kërkim formal të kompromisit, nuk jam aspak për mosarritjen e kompromisit. Ju a kemi bërë të qartë, nuk bëhet fjalë për diegie fletësh por për procedurë kushtetuese.”
ORA 13: 58 GRUPI PS: DO HYJME NE PARLAMENT
Grupi PS ka vendosur të marrë pjesë në seancat e parlamnentit si dhe pjesë e komisioneve parlamentare. Vendimi është marrë pas një mbledhjeje të grupit PD e cila zgjati rreth 50 minuta. Para zhvillimit të mbledhjes së grupit PS, u zhvillua një takim me strukturat drejtuese të PS- së si dhe me deputetët dhe 180 mbështetësit të cilët zhvilluan një grevë 19 ditëshe për plotësimin e kauzës së transparencës së zgjedhjeve
13:30 BERISHA: GATI TE HETOJME MATERIALET ZGJEDHORE
Kryeministri Berisha deklaron se është i gatshëm të hetojë materialet zgjedhore. Jam i gatshëm të marrim pjesë në hetim. Rama ti marrë të gjitha materialet” – tha sot kreu i PD në mbledhjen e grupit parlamentar.
Berisha i cilësoi si mjaft pozitive takimet në Strasburg, për të cilat ishte vënë në dijeni më 19 maj nëpërmjet një telefonate nga Brukseli dhe saktësoi se ishin “jashtë presionit”
"Unë gjeta mirëkuptimin e plotë të bashkëbiseduesve të mi për këtë qëndrim dhe në mënyrën më absolute nuk e bëra këtë për t'i diktuar, qoftë edhe gjënë më të vogël, opozitës shqiptare. Në të drejtën e saj, ajo i ka marrë dhe do t'i marrë vendimet e pandikuar nga Sali Berisha", tha Kryeministri.
Kreu i Qeverisë e konsideroi takimin e Strasburgut si një takim mjaft pozitiv dhe konstruktiv. Sipas tij "në këtë takim spikati vendosmëria dhe vullneti i plotë për të respektuar Kushtetutën, ligjet, vendimet e gjykatave, por edhe për të gjetur hapësirat më të mëdha të mundshme që edhe opozita të gjejë veten dhe të operojë me synimet e saj të ligjshme".
"Takimi ishte shumë i mirë dhe u bë një shkëmbim shumë intensiv mendimesh për gjithë spektrin e çështjeve. Në takim u shpreh respekti i plotë për shtetin ligjor. Një kod i i tërë u vu në provë, funksionoi dhe në bazë të tij u zhvilluan zgjedhjet e 28 qershorit", tha Kryeministri Berisha.
Ai theksoi se "që në fillim, maxhoranca ka qenë e gatshme të marrë pjesë në një komision hetimor, ku opozita ka shumicën dhe kryesimin".
ORA 12: 48 WITHERS: KRIZA POLITIKE NGA MOSPAJTIMI I DY LIDERËVE
Ambasadori amerikan John Withers flet shkoqur: “Kriza politike në Shqipëri vjen nga mospajtimi i dy liderëve.”
“Duhet të ndërpritet lufta e brendshme. Mbi të gjitha është interesi i vendit”- nënvizoi ambasadori amerikan i cili shtoi se SHBA përkrahte nismën e Bashkimit Europian për Zgjidhjen e Krizën
ORA 12:00-RAMA: “DE FAKTO”, KUTITË JANË HAPUR, HETIM I PLOTE BRENDA 2 JAVEVE, OSE RREZIKOHET INTEGRIMI
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama falenderoi sot një për një me emër deputetët dhe personat nga shoqëria civile që morën pjesë në grevën 19 ditore me synimin transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 Qershhorit, 2009.
Rama në fjalën e tij tha se falë sakrificës së opozitës së bashkuar dhe popullit opozitar u fitua kauza. “Falë grevës ka rënë tabuja e kutive të mbyllura. Me mbështetjen e jashtëzakonshme të popullit opozitar, kutitë de fakto janë hapur. Është hapur shtegu që nxjerr në rrugën e transparencës”, tha Rama duke falenderuar dhe mjeket qe ndoqen grevistet gjate gjithe ketyre diteve.
Pas fjalës për grevën, Rama më pas kaloi në planin veprues sesi do të veprohet nga PS për hetimin e zgjedhjeve. Në këtë kuadër Rama bëri apel të mbahen sytë katër pasi, Berisha sic theksoi ai nuk është burrë i fjalës. Ai theksoi se “shansi i dhënë nga Strasburgu nuk duhet humbur dhe zgjidhja duhet të vijë brenda dy javësh”. Rama, u shpreh se thellimi i krizës nëse ajo nuk do të zgjidhet, do të ketë pasoja të rënda për integrimin e vendit.
“Zgjidhja për ne do të bëhej edhe në këtë çast, sigurisht pa hequr dorë nga transparenca e kërkuar. Moszgjidhja dhe vazhdimi i krizës do ketë pasoja të menjëhërshme, pa dyshim thellimi i kësaj krize do jetë thellim jo vetëm në axhendën tonë europiane”, u shpreh Rama.
Ai shtoi më tej, se “ngritja e komisionit hetimor të drejtuar nga opozita dhe hetimi i plotë nuk duhet vonuar më shumë se dy javë”.
Kreu i socialisteve theksoi se moszgjidhja e transparencës së kutive do të thellonte më tej krizën dhe do të kishte pasoja për të gjithë shqiptarët. “Duam zgjidhje dhe kjo zgjidhje duhet të vij brenda dy javësh. Askujt mos t’i shkojë ndërmend se kjo zgjidhje mund të vijë pa hapjen e kutive”, theksoi drejtuesi i PS-së.
Rama u vuri ne dukje te veteve se nuk duhet ngelizhuar ne asnje rast nje kundershtar si kryeministri Berisha.
“Mirëkuptoj thellësisht ata që thonë se Saliu nuk hyn në kategorinë e qytetarëve të ndershëm që thonë atë që bëjnë e bëjnë atë që thonë, ai deri në momentin e fundit do ti bishtnojë transparencës, por ne nuk duhet të harrojmë asnjë cast, as për shkak të kundërshtarit që na ka qëlluar, të heqim dorë nga respekti për zgjedhjet Se kundërshtari ynë mund ti ikë tryezës pa dashur tja dijë për pasojat që bien mbi Shqipërinë. Stacioni ku kemi arritur është prova lapidare për këtë, ti hapet rruga transperencës”.
ORA 11:00-GRUPI I PS NIS PUNIMET
Grupi parlamentar i PS-së ka nisur sot punimet ku pritet të vendoset në lidhje me axhendën e re parlamentare.
Deputetë që morën pjesë në grevë si Fatmir Xhafaj e Ermonela Felaj kanë përshëndetur punimet e grupit duke vënë theksin tek greva 20 ditore para selisë së kryeministrisë. Felaj e Xhafaj dhe të tjerë pas folës si deputete Gjovalin Kadeli u shprehën për sakrificën që u bë në emër të transparencës. Duke analizuar grevën e urisë, diskutantët u shprehën se nuk do të dorëzoheshin kurrë nëse nuk do të kishte një zgjidhje.
“Protesta kreu misionin që në nisje qe për shumë kënd ishte i pamundur. Fituam mbi skeptikët dhe cinikët duke realizuar grevën e vërtetë të urisë, vetëm më ujë, serume dhe shpirtin”, tha Xhafaj.
ORA 07:00-SOT SEANCA, GRUPI PS DO VENDOSË
PËR PJESËMARRJEN NË KUVEND
Parlamenti pritet të mblidhet sot në një seancë parlamentare, ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë këtyre kohëve, kur seancat janë thirrur vetëm të enjteve.
Grupi parlamentar i PS-së pritet të vendosë sot në lidhje me axhendën e re parlamentare, pas nisjes së negociatave me maxhorancën për krizen politike. Mbledhja e grupit pritet tq zhvillohet në lokalin “Xibrakë” ku zakonisht zhvillohen punimet e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Burime nga selia rozë të cituar nga NEWS24 thonë se mbledhja nuk do të jetë e thjeshtë por në një format më të zgjeruar.
Në fillim do të jenë deputetët së bashku me të gjithë grevistët që morën pjesë në këtë aksion të opozitës, do të takohen me kryetarin e PS-së, Edi Rama. Gjatë takimit do të analizohet ecuria e grevës dhe e protestave. Në fjalën që do mbajë kreu i socialistëve pritet t'u shprehë atyre falenderimet për sakrificën e treguar përgjatë 19 ditëve.
Më pas do të zhvillohet me dyer të mbyllura takimi i grupit Parlamentar i cili do të vendosë dhe për pjesëmarrjen në seancën e pasdites në Kuvend. Burimet nga PS-ja- bëjnë të ditur, se pritet një vendim për pjesëmarrjen në Parlament, tashmë jo vetëm në seancat e ditës së enjte, por edhe nëpër komisionet parlamentare.
Ashtu siç edhe u është premtuar krerëve të Bashkimit Evropian, PS, si parti kryesore e opozitës do të jetë në Kuvend, aty ku do të nisë edhe punë për transparencën e zgjedhjeve.E meqenëse tashmë kjo garanci ka ardhur nga kreu i PS-së se deputetët e kësaj partie do të nisin jetën e tyre parlamentare edhe nëpër komisione, kryetarja e Kuvendit ka shtuar edhe një ditë tjetër seance, ditën e hënë, ashtu siç ka qenë edhe më parë, kur Kuvendi funksiononte normalisht.
Ndërkohë mësohet se deputetët demokratë janë njoftuar nga administrata qendrore e Kuvendit për të mos munguar të hënën në orën 18.00.
Grupi i PS-së u largua në 29 prill nga Kuvendi, një ditë para protestës së madhe të 30 prillit, dhe që prej asaj dite nuk mori pjesë më në seanca.
Ndërkohë, ekspertët e PS-së dhe të PD-së që do të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje që lejon transparencën e plotë të 28 qershorit, do të presin ardhjen e negociatorëve nga Bashkimi Evropian, për të cilët dihet vetëm që do të vijnë por jo data se kur. Për ta u fol edhe gjatë negociatave në darkën që u shtrua në Strasburg mes kryeministrit Berisha, kreut të PS-së Edi Rama, në prani të drejtuesve evropianë Fyle, Mirel, Daul e Schulz. Palëve në Shqipëri u është lënë një afat 2-javor për të gjetur një projekt për zgjidhjen e krizës politike dhe transparencën e zgjedhjeve. Të dyja partive tashmë u duhet që të marrin vendimet me grupet e tyre parlamentare për të diskutuar rreth situatës. Por tashmë, një projekt-zgjidhje është ofruar. Hapja e kutive të materialeve zgjedhore dhe në rast të parregullsive të vërejtura, adresimi tek Komisioni i Venecias për hapjen e kutive të fletëve të votimit të cilat deri tani kundërshtohen nga kryeministri Berisha.
(s.g/e.n/m.a/BalkanWeb)