Lezhë, seminar për marrjen e masave ndaj erozionit të lumenjve
LEZHë- Ndryshimet klimaterike dhe pasojat e saj kanë qenë në fokus të seminarit të zhvilluar mes ministrisë së Mjedisit dhe drejtuesve vendorë në Lezhë. Qëllimi i këtij seminari 2 ditor ishte ndërgjegjësimi për rrezikun nga ndryshimi i klimës dhe masat për parandalimin e pasojave. Me rëndësi është vlerësuar marrja e masave në zonën mes derdhjes së lumenjve Drin dhe Mat, projekt i iniciuar nga ministria e Mjedisit.
Ndërkaq drejtuesit vendorë duke iu referuar ndryshimeve klimaterike vunë në dukje pasojat negative që ka shkaktuar në bregdetin e Lezhës, duke vecruar erozionin, problem që është përcjellë edhe përmes kronikave të News24.
Ata vecuan si një problem të rëndësishëm dhe ndikimin në ekosistem ndërsa kërkuan hartimin e strategjive për kapërcimin e kësaj situate dhe parandalimin e ripërsëritjes së këtyre dëmeve.
(m.a/News24/BalkanWeb)