Byroja përjashton 2 javë deputetin e PS Tom Doshi
TIRANE- Seanca e djeshme plenare është ndërprerë për gati 30 minuta për shkak të një incidenti mes deputetit demokrat, Gent Strazimiri dhe atij socialist, Tom Doshi. Ai i është drejtuar deputetëve socialistë të shfrytëzojnë 2-javëshin ultimativ të vendosur nga ndërkombëtarët për të lexuar nenin e Kodit Zgjedhor që flet për asgjësimin e fletëve të votimit. “Uroj që ta lexoni mirë këtë mesazh, që nuk është si ato sms-të që deputetët grevistë iu çonin familjarëve”, - është shprehur mes të tjerash Strazimiri. Përmendja e familjes ka qenë e papranueshme për socialistët, të cilët të udhëhequr nga deputeti Tom Doshi, janë drejtuar për tek foltorja e Kuvendit. Doshi i është afruar foltores në drejtim të deputetit demokrat duke tentuar ta qëllonte atë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i punonjësve të Gardës së Republikës, që kanë bërë rrethimin e foltores për të shmangur çdo përplasje fizike. Menjëherë kryerja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar ndërprerjen e seancës për qetësimin e situatës, duke thirrur në një takim brenda ambienteve të Kuvendit 2 krerët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së për të diskutuar në lidhje me mënyrën se si do të vijohet pas situatës së krijuar.
Pas seancës, byroja parlamentare vendosi të përjashtojë për 15 ditë deputetin Tom Doshi. “Nisur nga përdorimi i fjalëve fyese, shkaktimit të rrëmujës në seancën plenare të datës 24.5.2010 dhe tentativës për përdorimin e dhunës nga deputeti Tom Doshi në seancë plenare, me gjithë paralajmërimet e drejtuesit të seancës plenare, kërkojmë në përputhje me nenin 65 të Rregullores së Kuvendit, marrjen e masës displinore “Përjashtim për 15 ditë nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare””, thuhet në vendimin e byrosë parlamentare.
Një tjetër incident u shënua edhe pak minuta para fillimit të punimeve parlamentare. Deputeti i PD-së, Flamur Noka para se të hynte në sallën plenare, ka provokuar një grup deputetësh socialistë në ambientet e jashtme të Kuvendit duke i ironizuar lidhur me grevën e urisë. Dhe në këtë rast u desh ndërhyrja e punonjësve të Gardës për të shmangur incidentet.
(GSH/BalkanWeb)