E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, KE miratonRezolutën përShqipërinë

BRUKSEL-Komisioni i Jashtëm i Këshillit të Europës ka diskutuar dhe ka miratuar sot paradite rezolutën për procesin integrues të Shqipërisë.

Rezoluta është hartuar nga raportuesi për Shqipërinë dhe Ballkanin në PE, europarlamentari grek, Nikoalos Chountis. Për rezolutën ndaj Shqipërisë ishin propozuar 114 amendamente, në të cilat vërehet qartë mbështetja politike e grupeve përkatëse politike në Parlamentin Europian.

Në përmbajtjen e saj, Rezoluta mirëpret vendimin e 27 Majit të Komisionit Europian për të propozuar heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe i bën thirrje Komisionit të verifikojë që të gjitha kriteret që kanë mbetur të plotesohen në muajt e ardhshëm, me qëllimin për ti hapur rrugë, Këshillit dhe parlamentit të miratojne liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare brenda fundit të ketij viti.

Rezolutia e Chountis gjithashtu nxit fuqimisht të gjitha forcat politike që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv duke përfshirë ketu diskutimet mbi një ligj të ri elektoral që do të garantojë transparencë të plotë të procesit elektoral në zgjedhjet e ardhshme.
Rezoluta thekson se një zgjidhje ndaj krizës aktuale mund të gjendet vetëm duke respektuar plotësisht Kushtetutën dhe principet e transparencës.

Rezoluta për ecurinë e Shqipërisë ishte parashikuar që të votohej më 1 qershor, por kriza politike detyroi europarlamentarët që të mos ta votonin atë, duke pritur një konsensus politik mes demokratëve dhe socialistëve për çështjen e hetimit të zgjedhjeve më të fundit parlamentare.
Pikat më të debatueshme të rezolutës ishin: pika 3, që ka të bëjë me situatën politike në Shqipëri dhe pika 6, që ka të bëjë me procesin e liberalizimit të vizave.

Komisioni i Jashtëm në KE miratoi sot dhe Rezolutën për procesin e integrimit të Kosovës në BE, të hartuar nga Shqipëria.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›