E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, tritol butikut, dëmtohen banesat përreth

SARANDË- Një sasi e madhe tritoli e vendosur në një butik në lagjen numër 3 të qytetit të Sarandës, ka tronditur pak pas mesnatës qytetin bregdetar.

Policia bën me dije se nga forca e shpërthimit është shkatërruar tërësisht objekti, ndërsa ka patur dëme të tjera edhe në banesat përreth, duke qënë se dyqyani ndodhej në katin e parë të një pallati. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime zyrare të policisë theksojnë se dyqani është në pronësi të shtetases Fane Gushaj. Sipas bluve një vit më parë, i njëjti dyqan është bërë pre e grabitësve, ndërsa mjeti i pronares ishte shpërthyer nga një sasi eksplozivi.

Nga hetimet paraprake mësohet se është përdorur rreth 200 gram tritol, ndërsa ka nisur puna për zbulimin e autorëve. Policia po heton nëse shpërthimi në makinën e Gushaj dhe në biznesin e tij kanë lidhje.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›