E Diel, 1 Nëntor 2026

PS shpreh shqetësimin për situatën ekonomike në vend

 

TIRANË -Partia Socialiste ripërsëriti sot shqetësimin e saj për situatën ekonomike në vend.
Deputeti i PS-së, Ilir Beqja, tha sot në një konferencë për shtyp se, “kjo situatë pasqyrohet edhe në realizimin e të hyrave fiskale të 8 mujorit të vitit 2009, pasi për disa muaj rresht administrata tatimore dhe doganore vijojnë të mos mbledhin të ardhurat e programuara”.
Beqja tha se, “këtë situatë të vështirë ekonomike të vendit dhe situatën e vështirë fiskalë të buxhetit të shtetit, për fat të keq të të gjithë shqiptarëve, nuk do ta përmirësojë as ndryshimi i buxhetit të vitit 2009 i miratuar të enjten e kaluar në Kuvend”.
Ndryshimet në buxhetin e vitit 2009 të cilat u miratuan në parim në seancën e kaluar plenare parashikojnë rialokime fondesh dhe çuarjen e tyre drejt projetkeve me një ecuri më të mirë, duke bërë të mundur kështu edhe uljen e presionit për shpenzimin e parave të parashikuara në fund të vitit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›