E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë dhe Durrës, përplasen për vdekje 2 këmbësore femra, makinat largohen nga vendi i krimit

TIRANË- E shtyp makina, vdes këmbësorja. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme pranë Liqenit Artificial.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se automjeti tip ‘Fuoristradë’, i cili drejtohej nga një femër ka përplasur për vdekje këmbësoren, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe drejtueses së mjetit, e cila është larguar nga vendngjarja, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit. 

DURRËS, MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE 60-VJECARE
Një 60-vjecare ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet. Aksidenti ndodhi në lagjen numër 17, në rrugën e re, në qytetin e Durrësit. 

Tefta Metolli, po kalonte rrugën, ndërkohë që makina pasi ka përplasur për vdekje 60-vjecaren është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit. Policia është duke hetuar identifikimin e autorit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›