Përplasen për vdekje dy gra në Tiranë dhe Durrës, autorët largohen nga vendi i ngjarjes

Foto ilustruese
Dy gra kanë humbur jetën aksidentalisht mbrëmjen e stome në Durrës dhe kryeqytet. Burimet policore sqarojnë se aksidenti i parë ka ndodhur pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ku një automjeti tip Fuoristradë, i cili drejtohej nga një femër ka përplasur për vdekje këmbësoren, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme
Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe drejtueses së mjetit, e cila është larguar nga vendngjarja, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
Ndërkohë në Durrës një 60-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet. Aksidenti ndodhi në lagjen numër 17, në rrugën e re, në qytetin e Durrësit.
Mësohet se viktima e identifikuar si Tefta Metolli, po kalonte rrugën, ndërkohë që makina pasi ka përplasur për vdekje gruan është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit. Policia është duke hetuar identifikimin e autorit.
17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Përplasen për vdekje dy gra në Tiranë dhe Durrës, autorët largohen nga vendi i ngjarjes burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email