Ndoka: Asnjë aleancë parazgjedhore me PD-në
Pak muaj para zgjedhjeve demokristiani Nard Ndoka deklaron se nuk do të ketë asnjë aleancë me Partinë Demokratike duke synuar të tjera koalicione me parti të vogla, qoftë edhe jashtë parlamentit.
TIRANE- Partia demokristiane, nuk do të ketë asnjë bashkëpunim parazgjedhorë me Partinë Demokratike duke synuar kështu aleanca me forca të tjera edhe jashtë Parlamentit me influencë në rang rrethi. Nard Ndoka, vetëm pak ditë pas daljes nga greva e urisë për shkak të mos dakordësisë me Kodin Zgjedhorë thotë se me demokratët mund të ketë forma të tjera bashkëpunimi por jo parazgjedhorë, duke lënë mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtarë të Dashamir Shehit me partinë e Spartak Ngjelës që pritet të publikohet së shpejti.
“Ne nuk do të bëjmë një koalicion parazgjedhorë me asnjë forcë politike, pasi ne jemi qartazi të ndarë me pikëpamjet tona me Partinë Demokratike, ka mundësi bashkëpunimi mr forma nga më të ndryshmet, por jo një bashkëpunim parazgjedhorë”, tha kreu PDS-së Ndoka”.
Njësoj si nga foltorja e Kuvendit, Ndoka i bën thirrje partisë më të madhe në pushtet të ndalë luftën e saj politike, kundër Prokurores së Përgjithshme që ajo vetë e votoi në Kuvend.
“Është e habitshme se si Partia Demokratike hedh akuza, në vend që të bashkëpunojë me Prokurorinë e Përgjithshme, të bashkëpunojë me sistemin e Drejtëisë me akuzat që ka mbi supe, e jo të dalin e bëjnë një luftë politike duke i politizuar gjërat”, shtoi më tej Ndoka.
Demoktistianët ndodhen në një sulm të hapur me Partinë Demokraitke, që pas largimit të Ndokës nga posti i Ministrit të Shëndetësisë. Kulmi i prishjes së kësaj aleance ishte miratimi i Kodit Zgjedhorë, i cili u kundërshtua me një grevë urie 7 ditore në ambientet e Kuvendit nga Lëvizja Socialiste për Integrim nga partia Demokristiane dhe PS 91. (a.r/news24/balkanweb)