E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, digjet nga flaket nje apartament

Nje apartament eshte perfshire nga flaket ne nje pallat prane Ministrise se Drejtesise, ne kryeqytet.

Zjarri ka rene ne katin e gjashte te nderteses, nderkohe qe policia dhe zjarrfikesit kane evakuuar banoret e pallatit.

Ne momentin e renies se flakeve, nuk ka patur asnje person ne shtepi. Mesohet se nuk ka patur te lenduar por jane shkaktuar deme te shumta materiale. 

Policia do te nise hetimet per te zbardhur ngjarjen, nderkohe qe mendohet se shkak per zjarrin mund te jete bere ndonje pakujdesi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›