Shkodër, parandalohet vrasja, arrestohet 17-vjeçari
Një vrasje është arritur të parandalohet nga policia e Shkodërs mëngjesin e sotëm, ndërsa është arrestuar edhe personi që do të bëhej autor i krimit.
E. S. 17 vjeç, është vënë në pranga, pasi u kap duke kanosur me armë një person. Adoleshentit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një automatik me 30 fishekë.
E.S. do të ndiqet për kanosje për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.