Bursat vuajne nga raportet mbi ekonomine

Konfirmimi i të dhënave mbi PBB të Eurozonës dhe BE në rënie për tremujorin e fundit të 2011-ës tregon për një recesion të moderuar të ekonomisë. Në Eurozonë ekonomia ka shkuar në rënie me 0,3% . Gjithsesi komisioneri për çështjet ekonomike dhe monetare në BE, Olli Rehn si dhe ai i tregut të brendshëm, Michel Barnier , pavarësisht kësaj faze të recesionit të moderuar në Eurozonë, tashmë zhvillimi i krizës duket më i ngushtuar, recesioni shfaqet në kufijtë e tij dhe po vërehen sinjale të stabilitetit të tregjeve. Por të dhënat e Eurostat mbi ekonominë Europiane, ato që vijnë nga Azia mbi ngadalësimin e ekonomisë kineze si dhe tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme mbi naftën kanë tronditur bursat ndërkombëtare. Kështu në bursat kryesore të kontinentit të vjetër titujt kryesor të Parisit, Londrës, Frankfurtit dhe Milanos kanë shkuar në negativ. Performancë të keqe ka shfaqur edhe bursa e Wall Street-it, me Dow Jones dhe Nasdaq.
Nga kontinenti aziatik, bursa e Tokios mbyll sesionin e shkëmbimeve elektronike në rënie, kryesisht pas fjalës së kryeministrit kinez mbi pritshmëritë e ekonomisë për 2012, që sipas qeverisë kineze janë në ulje në 7,5%. Gjithashtu përsa i përket shportës së valutave ndërkombëtare është vënë re një dobësim i euros kundrejt valutave të tjera. Përsa i përket tregut elektronik të naftës ka një rënie me 1,3% në 105,31 dollarë për fuci në tregun e New Yorkut. Edhe ari ka shënuar rënie kryesisht në tregun aziatik në 1,702 dollarë për onz.