E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rimekembet banka e pare qe solli krizen

Banka amerikane, Lehman Brothers që krijoi efektin domino të krizës botërore, tashmë ka deklaruar se ka dalë nga falimentimi. Krerët e Lehman përmes një deklarate kanë njoftuar daljen e bankës nga kriza dhe kanë shpjeguar se janë gati të rimbursojnë të gjithë kreditorët e tyre. Grupi finanaciar me qendër në Neë York kishte njoftuar synimin e tij për të ushtrim të “Kapitullit 11”, të ligjit amerikan mbi falimentimin, më 15 shtator 2008, duke deklaruar falimentimin më të madh në historinë e SHBA dhe duke shkaktuar një krizë globale financiare nga e cila bota është ende duke paguar pasojat. Borxhet bankare të akumuluara nga Lehman Brothers arrinin në rreth 610 miliardë dollarë, ndërsa borxhet e obligacioneve në 155 miliardë dollarë. “Jemi krenar të njoftojmë daljen e Lehman nga “Kapitulli 11” dhe hyrjen në fazën finale të procesit të falimentimit, që ka të bëjë me shpërndarjen e fondeve kreditorëve tanë” shpehen menaxherët e bankës. E themeluar që në vitin 1850 nga tre vëllezër gjermanë, Lehman Brothers falimentoi në shtatorin e vitit 2008. Një rrëzim i cili ka përfaqësuar kulmin e krizës ekonomike dhe financiare ende në vazhdim. Dështimi i bankës amerikane shkaktoi efektin domino që solli krizën që përjetohet edhe sot. Një shkatërrim ekonomik që ka ndryshuar faqen e botës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›