E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet skema e dështuar e privatizimit vetëm tre javë pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2005

02-03-2012 / Gazeta 55

Klubi “Partizani”, si dështoi grabitja nga Anastas Angjeli dhe Blendi Klosi


Vjedhja e ambienteve dhe objekteve të Klubit të Futbollit “Partizani” ishte një tentativë për tu grabitur pronat pronarëve të ligjshëm, të cilëve u ishin kthyer e njohur ambiente dhe objektet. Kjo tentativë ishte veç për tokën (pasuritë e paluajtshme) jo për emrin, logon, stemën apo ekipin e futbollit


Nuk dihet në se deputeti i PS-së Erion Braçe e kërkoi dhe zhvilloi dje interpelancën me Aldo Bumçin ministrin e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, vërtetë për “ti qarë hallin” privatizimit të ambienteve dhe objekteve të Klubit të Futbollit “Partizani” dhe kthimin e tyre pronarëve të ligjshëm të truallit, apo indirekt, me këtë “gjetje”, tentoi ti jepte një goditje Ansatas Angjelit dhe Blendi Klosit, dy ish-ministrave socialistë, që tre muaj pas humbjes së zgjedhjeve të 3 korrikut 2005 tentuan të privatizonin këto ambiente e objekte. Por, ajo që dihet me siguri, pavarësisht “prapaskenave” të Erion Braçes, është se, ndërsa dështoi privatizimi i ambienteve dhe objekteve të Klubit të Futbollit “Partizani”, sot këto u janë kthyer pronarëve të ligjshëm.


Afera korruptive e ish-ministrave të PS-së


Sqarimin më të mirë për dëhsitmin e kësaj afere, e bëri dje Aldo Bumçi ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Duke ju përgjigjur interpelancës së deputetit të PS-së Erion Braçes, ministri Aldo Bumçi, i dha deputetit të PS-së, disa argumente e fakte më shumë, që ai të mund ti përdorë në luftën politike brenda llojit, përballë Ansatas Angjelit dhe Blendi Klosit. Pa kaluar ende tre javë nga humbja e zgjedhjeve të 3 korrikut të vitit 2005, mamuthët e korrupsionit në PS, në krye të të cilëve qëndronte Ansatas Angjeli, nxituan të mbyllnin disa llogari, midis të cilave ishte edhe privatizimi i ambienteve e objekteve të Klubit të Futbollit “Partizani”. Për këtë, jo vetëm nga kronikat e kohës, mësohet se Anastas Angjeli krijoi një kompani tregtare të kohës, ku ai ishte bashkëpronar me 50 për qind, ndërsa gjysma tjetër i përkiste një personi me lidhje me këtë Klub Futbolli. Qëllimi i krijimit të kësaj kompanie, ishte vjedhja e tokave të familjeve të vjetra tiranase). Kjo kompani u regjistrua dhe funksionoi për një vit në 2005 por pastaj u shkri sikur nuk kish ekzistuar kurrë.


Korrespodenca që denoncon tentativën e vjedhjes


Për ta “ligjëruar” këtë vjedhje, mësohet se brenda dy ditësh, saktësisht në datat 21 e 22 korrik 2005, as tre javë pas humbjes së zgjedhjeve, një korrespodencë shkresash zyrtare, ka një fluks të jashtëzakonshëm për një qeveri në ikje, ndërsa vërehet se ministrat më të zellshëm, ishin Anastas Angjeli e Blendi Klosi. Ndërsa Anastas Angjeli me shkresën Nr. 4533/2, datë 21. 07. 2005, i kërkonte Pandeli Majkos, atëherë Ministër i Mbrojtjes, një “prononcim” për “fillimin  procedurave të privatizimit të pasurive të paluajtshme dhe asteteve të Klubit të Futbollit ‘Partizani’”, të njëjtën shkresë duket se ia ka dërguar edhe Blendi Klosit, ish-ministër i Kulturës. Nga ana e tij Blendi Klosi nuk ia vonoi “prononcimin” Anastas Angjelit, kur një ditë më pas, në 22. 07. 2005, me shkresën me Nr. 2732/1, e gjente “të bazuar këtë kërkesë dhe në mbështetje të politikave të shprehura deri më tani për më shumë hapësira në sport”. Dokumentet dhe kronikat e kohës, bëjnë fjalë edhe për një fakt interesant, në këtë tentativë privatizimi të ambienteve dhe objekteve të Klubit të Futbollit “Partizani”. Sipas këtyre fakteve interesante, mësohet se për pjesën e shumësportëshit të këtij Klubi, i interesuar ishte për tu bërë pjesë e përfitimit nga ky privatizim edhe një ish-basketbollist, vëllai i një drejtuesi të lartë të PS-së, edhe ky një ish-basketbollist, por i dështuar.  


Mashtrimi pronarëve dhe shkeljet ligjore


Përpos interesave të ish-ministrave në ikje të PS-së, krye në kushtet e mungesës totale të bazës ligjore, afera e tyre në tentativën e rrëmbimit të ambienteve e objekteve të Klubit të Futbollit “Partizani”, binte ndesh dhe dukej si një grabitje prone, e cila u ishte njohur dhe kthyer pronarëve të ligjshëm të saj. Ndërkohë, mësohet se kjo tentativë ishte veç për tokën (pasuritë e paluajtshme) jo për emrin, logon, stemën apo ekipin e futbollit. Jo vetëm kaq, por mësohet se pas vitit 2005, familjet e vjetra tiranase që kishin pronën të kthyer (dhe të regjistruar në ZRPP) dhe pjesërisht të njohur dhe më të drejtë parablerje, u detyruan nga shteti të blinin me para ish-godinat e vjetra e të shkatërruara të Klubit të Futbollit “Partizani”, me një vlerë të kripur prej mbi 800 mijë euro. Me sa duket, kjo për Erion Braçen është korrupsion (që pronarit t‘i kthehet gjëja e vjedhur nga shteti pasi shteti ia vodhi për 60 vjet dhe në fund e detyroi të paguante mbi 800 mijë euro për të marrë gjënë e vet).

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›