Tiranë, eksploziv makinës së një biznesmeni, dyshohet gjobvënie
TIRANË – Shpërthen në ecje e sipër, një makinë tip Benz pranë Kopshtit Zoologjik të Tiranës. Makina ka targat AA 303 DK.
Raportohet se është plagosur Leonard Picari, por që burimet policore e konfirmojnë si shofer i firmës "Loni beton" pranë TEG-ut.. Kanë qënë dy persona në automjet, të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar në spital. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie.
Dyshohet se makinës i ishte vënë eksploziv për kërcënim, pas një gjobvënieje. Itinerari i biznesmenit duket se është mbajtur nën mbikqyrje derisa është bërë shpërthimi me telekomandë kur automjeti ka kaluar poshtë një ure.
Edhe pse ka ardhur karrotreci për heqjen e automjetit, ai nuk është hequr deri në marrjen e plotë të provave. Dyshohet se lënda eksplozive është vendosur më parë në pjesën e pasme dhe është shpërthyer në distancë me telekomandë.
Janë 12 piketa të vendosuar nga policia, pra, janë 12 momente të dinamikës së ngjarjes. Për afro 150 m, automjeti ka lëvizur pasi ka humbur kontrollin derisa është përplasur me murin e Kopshtit Zoologjik.
Lajmi vijon...
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)