Vdes fëmija i transplantit të parë të mëlçisë në Spitalin Amerikan
Të tjera rreth shkrimit Spitali Amerikan kryen transplantin e parë të mëlçisë
FIER - Vdes fëmija 3 vjeçar, që bëri transplantin e parë të mëlçisë në Shqipëri në Spitalin Amerikan. I operuar nga një kirurg turk, i ndjekur me vëmendje nga mediat, transplanti rezultoi i pasuksesshëm.Vogëlushi Mikele Jani vdiq një muaj e gjysëm pas transplantit.
Këtë lajm e konfirmoi i ati i tij. Ai vdiq sot në orën 10:30 në Spitalin Amerikan nr.2 në Tiranë. Dhjetë ditë pas operacionit, fëmija pësoi një atak kardiak, që i detyroi mjekët t’i bënin një operacion në zemër.
Tani familjarët janë duke ndjekur me vëmendje, shëndetin e nënës, e cila i dhuroi mëlçinë e saj fëmijës.
Në janar të 2013-ës, për herë të parë në Shqipëri është realizuar transplanti i mëlçisë aq më tepër në një fëmijë tre vjeç. Burimet zyrtare të spitalit, një muaj më parë thanë se mjekët e këtij spitali realizuan me sukses, për herë të parë në Shqipëri, transplantin e mëlçisë në një fëmijë tre vjeç. Pacienti dhe nëna e tij, dhuruese e një pjese të organit të mëlçisë, ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Operacioni u krye më 28 janar 2013. Arritja e madhe në fushën e mjekësisë, siç u tha, i solli fatin e shumë dëshiruar djalit tre vjeçar Mikele Janji, i lindur me atrezi biliare dhe si rrjedhojë me mëlçi tërësisht të dëmtuar.
Redaksia online
(ar.sh.shqiptarja.com)