E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, efektivi i policisë vret me armë 18-vjeçaren, dyshohet për pronën

Një 18 vjeçare është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin LekBibaj të Tropojës. Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e sotme dhe sipas policisë autori i ekzekutimit të 18 vjeçares Gjyste Paplekaj është Fran Paplekaj.

Po të njëjta burime konfirmojnë se autori ishte punonjës policie. Unifromat blu mbërritën nw vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet që ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive pronësie.

Dëshmitarët në vendngjarje bënë të ditur se autori i krimit sapo ka qëlluar me armë është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Bajram Currit.

Tashmë, autori i ngjarjes është në dhomat e paraburgimit ndërkohë që është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›