E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia në Pukë, banorët në panik nga telat e tensionit

PUKE- Teksa banorët e fshatit Buxhon në rrethin e Pukës janë ende në panik për atë cfarë ndodhi pak netë më parë, kur këputja e linjës elektrike 220 kilovolt shkaktoi vdekjen e një 33 vjecari, plagosjen e 3 grave, djegien totale të banesës së viktimës si dhe shumë dëme materiale në fshat. Zef Cenaj ka hapur dyert e mortit pikërisht aty ku ndodhi fatkeqësia e paralajmëruar disa herë prej banorëve.

Në fshatin e largët, pranë familjes Cenaj ka qenë dhe deputeti i Partisë Socialiste Ndue Kola i cili i ka ofruar një ndihmë ekonomike familjes.
Banorët e kësaj zone bëjnë thirrje për të marrë masa urgjente në mënyrë që të tilla ngjarje të mos përsëriten.
Fshati Buxhon gjendet në errësirë për shkak të dëmtimit total të rrjetit energjetik pas ngjarjes së të shtunës ,ndërsa familja Cenaj ka mbetur në qiell të hapur. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›