E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, festime per Naten e Bardhe

Bashkia e kryeqytetit ka organizuar sot Naten e Bardhe, festen e cila tashme eshte kthyer ne nje tradite ne Tirane.

Festimet kane nisur ne oren 18 dhe tashme i gjithe bulevardi “Deshmoret e Kombit” dhe ambjentet ku po zhvillohen shume aktivitete jane mbushur nga banore te Tiranes dhe te ardhur nga rrethet.

Ne zonen e ish-bllokut po mbahet nje koncert rrok, nderkohe qe ne sheshet e kryeqytetit po mbahen aktivitete te tjera, mes te cilave projekti “Lindur per te lexuar” qe u kushtohet femijeve, por edhe per mosha te tjera.

Kryetari i bashkise, Edi Rama ndodhet ne bulevardin kryesor, duke u takuar me qytetaret. “Eshte nje nate e shkelqyer, te gjithe kane dale dhe vazhdojne te dalin dhe une iu bej thirrje te gjitheve qe te bashkohen ne pikat e argetimit. Gezuar te gjitheve”, eshte shprehur Rama per Top Channel.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›