Fule në Prishtinë: Veprime konkrete për luftën ndaj korrupsionit

Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë nuk mund të bëhet vetëm përmes miratimit të një legjislacioni të mirë, por duhen ndërmarrë veprime dhe rezultate konkrete. Kështu u shpreh në Prishtinë, Komisioneri për Zgjerim pranë Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke shtuar se EULEX-i ka një mandat të qartë, ndërsa nuk duhet harruar se është ftuar nga vetë institucionet e Kosovës.
“EULEX-i është ftuar nga Qeveria e Kosovës dhe ka mandat të qartë, ndaj nuk më përket mua që t’i komentoj hetimet që janë në zhvillim e sipër”, tha Shtefan Fyle, Komisioneri për Zgjerim pranë BE-së. “Bashkëpunimi me EULEX-in dhe ICO-në është një bashkëpunim për interesin e vendit, progresin e arritur, perspektivën evropiane. I kemi ftuar, kanë qenë të mirëpritura dhe një bashkëpunim i tillë sa do të vazhdojë. Natyrisht me evoluimin e procesit do të kemi transformime të reja”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.
Kryeministri Thaçi, po ashtu, tha se Kosova është e gatshme të bisedojë me Serbinë, por vetëm si dy shtete të barabarta. Ai tha se do të zhvillojë takime dhe biseda për një jetë më të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Komisioneri Fyle, duke vlerësuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bisedime me Serbinë tha se BE-ja do të ofrojë një ndihmë të pakursyer në caktimin e këtyre bisedimeve.
Bul Salihu