Tiranë, gjatë 24 orëve grabiten 3 biznese
TIRANË- Tre vjedhje mes tyre një me maska kanë ndodhur në kryeqytet përgjatë 24 orëve të fundit duke alarmuar strukturat e policisë.
Më konkretisht është vjedhur në autostradën Tiranë-Durrës një karburant, ku dy persona sipas policisë kanë arritur t’i marrin punonjësit të karburantit shumën prej 500 mijë lekësh të vjetra. Një tjetër grabitje ka ndodhur tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, ku dy persona të maskuar kanë arritur të marrin me dhunë në një dyqan ushqimor rreth 350 mijë lekë të vjetra dhe disa karta telefonike.
Në Yzberisht është thyer dhe më pas është vjedhur gjatë orëve të natës një supermarket ku janë marrë 250 mijë lekë paketa dhe mall i brendshëm i supermarketit.
Për këto tre ngjarje janë marrë masat nga strukturat e hetimit të vjedhjeve me dhunë në policinë e Tiranës për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)