E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Basha merr mbështetjen e Emirit të Katarit

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka takuar Emirin e shtetit të Katarit Sheikh Hamad Bin Khalifa Al Thani, i cili u interesua për ecurinë e projekteve të reja strategjike, të lançuara nga zoti Basha, sic janë zgjatimi i bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, dhe interesin e madh që studiot të famshme arkitekturore kanë shprehur, për hartimin e projektit të tij. Basha theksoi se më 9 mars, 7 arkitektët të njohur do të paraqesin projektet e tyre, para një jurie ndërkombëtare për bulevardin e ri të Tiranës. Një tjetër projekt i rëndësishëm është edhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, por dhe projekte të tjera si ndërtimi i dy linjave të tramit, ndërtimi i terminalit të ri etj.

Emiri i Katarit ka shprehur mbështetjen e tij dhe agjencive të investimeve të Katarit, për zhvillimin e projekteve publike të Bashkisë së Tiranës. Gjatë takimit, Emiri i Katarit e ka siguruar zotin Basha se do të angazhojë të gjithë strukturat e specializuara të shtetit të Katarit, për të nxitur dhe inkurajuar kompanitë e njohura të Katarit, për të investuar në Tiranë dhe Shqipëri.Gjatë qëndrimit në Katar, zoti Basha zhvilloi takime dhe autoritetete të tjera të larta në këtë vend.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›