E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznes Albania ushqime e veshje për banorët e izoluar

TIRANË- Biznes Albania solidarizohet me familjet në zonat e izoluara nga bora në veri dhe verilindje të vendit. Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi deklaron se ndihma e dhënë nga kompanitë vendase janë kryesisht ushqime dhe veshje.

“Biznes Albania dhuron në mënyrë të menjëhershme rreth 1 mijë palë cizme të ngrohta nga shoqata e prodhuesve të këpucëve dhe kompania Doniana. Shoqata e prodhuesve të birrës, birra Tirana dhe Korca ofrojnë 200 xhupa të ngrohtë. Kompania Ferra ofron 1 ton oriz dhe 1 ton sheqer. Kompania Agna Group, ofron 500 pako oriz, makarona, kroasante dhe miell. Po kështu kompania miell Tirana dhuron në shenjë solidariteti 1 ton miell dhe shoqata e prodhimit të bukës rreth 2 mijë copë buke në mënyrë të menjëhershme. Kompania Hari Lena ofron 500 koli me ujë”, u shpreh Bregasi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›