E Diel, 1 Nëntor 2026

BE përshendet miratimin e masave, Rehn: Dhuna në Athinë, e papranueshme

Bruksel- Një shenje tepër pozitive për Greqinë është konsideruar miratimi i masave shtrënguese nga ana e zv/presidentit të Komisionit Europian, Olli Rehn.

Në emër të Komisionit Europian, mirëpres votën pozitive të parlamentit grek për programin e dytë të shtrëngesave për Greqinë. Vota e djeshme është një shprehje e vendosmërisë që mbizotëron në vend për ti dhënë fund rrethit të paqëndrueshëm të financave publike dhe humbjes së konkurrueshmërisë- tha Rehn.

Ndërkaq deklarata e djeshme të kryeministrit grek, Papadhimos se nuk do të tolërojë asnjë sjellje vandale në vend, është përshendetur edhe nga Rehn. I cili ka shtuar se dhuna në Athinë është e papranueshme.

Dua gjithashtu të bashkoj zërin tim me qeverinë greke në dënimin e dhunës së papranueshme që shpërtheu dje në Athinë. Këta individë nuk përfaqësojnë shumicën e qytetarëve grekë të cilët janë me të vërtetë të shqetësuar për të ardhmen e vendit të tyre.- tha Rehn.

Ndërkaq këtë të mërkurë Brukseli pritet ti hapë dritën jeshile Greqisë në lëvrimin e fondit të ndihmës prej 130 miliardë eurosh, mëse e domosdoshme për shpëtimin e Greqisë nga falimenti.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Krize europiane, KE pershendet vendimin e Gjermansie Komisioneri europian i ekonomise, Olly Rehn e pershendeti vendimin e...
  2. Këshilli Europian përshëndet iniciativën për Reformën Zgjedhore Bruksel- Brukseli zyrtar ka përshendetur, mbrëmë në mbledhjen e Komisionit...
  3. Greqia në grevë kundër masave të rrepta Greqia është paralizuar sot nga një grevë e përgjitshme 24...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›